QKB u drejtohet bizneseve: deklaroni pronarët përfitues ose pezulloheni - Business Magazine Albania

QKB u drejtohet bizneseve: deklaroni pronarët përfitues ose pezulloheni

QKB

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) u kërkon bizneseve të deklarojnë pronarët përfitues, përndryshe do të ndryshojnë statusin për subjektet raportuese nga status “aktiv” në statusin “të pezulluar”.

Sipas njoftimit të saj, ajo kujton detyrimin ligjor të biznesit për regjistrimin fillestar të të dhënave të pronarëve përfitues dhe perditësimin e tyre sa herë që ndodhin ndryshime në të dhënat e regjistruara. Mospërmbushja e këtij detyrimi në përputhje me nenin 5 të Ligjit Nr. 112/2020 “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”, i ndryshuar, sjell aplikimin e penaliteteve si më poshtë:

– Gjobë për mosregjistrim fillestar të të dhënave të pronarëve përfitues brënda afatit të përcaktuar në gërmat b) dhe c) të pikës 3 të nenit 5 të aktit të sipërcituar.

– Gjobë për mosregjistrim të çdo ndryshimi në të dhenat e regjistruara që depozitohen në regjistër brenda afatit të përcaktuar në gërmën ç) të pikës 3 të nenit 5 të aktit të sipërcituar.

QKB-ja dhe autoriteti përgjegjës për mbajtjen e Regjistrit të Organizatave Jofitimprurëse për subjektet raportuese, nuk do të ofrojnë shërbimet ndaj jush, përveç regjistrimit të ndryshimeve të të dhënave të përfaqësuesit ligjor, si dhe do të ndryshojnë statusin për subjektet raportuese nga status “aktiv” në statusin “të pezulluar” në Regjistrin Tregtar dhe në Regjistrin e Organizatave Jofitimprurëse deri në pagimin e gjobës dhe regjistrimin e të dhënave përkatëse për pronarët përfitues”, thuhet në njoftim.

Lexo: Qeveria amniston ndërtimet pa leje, hyn në fuqi vendimi

Ligji “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, parashikon që të gjitha subjektet raportuese të regjistruara në Republikën e Shqipërisë kanë detyrimin e regjistrimit të pronarëve përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues. Afati fillestar ishte data 30.6.2021, por që më pas u shty deri më 30 qershor të këtij viti për shkak të problemeve që u hasën me zbatimin e tij.

Sipas ligjit, mosregjistrimi fillestar i të dhënave për pronarin përfitues të tij brenda 40 (dyzet) ditësh pas përfundimit të afatit të përcaktuar dënohet me gjobë në vlerën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0