Qeveria shqiptare planifikon rritje rrogash për mësuesit, mjekët dhe policët. Shtohet edhe fondi social - Business Magazine Albania

Qeveria shqiptare planifikon rritje rrogash për mësuesit, mjekët dhe policët. Shtohet edhe fondi social

Qeveria shqiptare ka konsultuar projektligjin e Buxhetit, ndërsa ministrat kanë prezantuar ato që i kanë quajtur lajme të mira për punonjësit e adminsitratës.

Për policët, mësuesit, rojet e burgut dhe mjekët pritet të ketë rritje rroge në vitin e ardhshëm, ndërsa do të shtohet edhe fondi social.

Ministri i Brendshëm, Çuçi njoftoi rritjen e pagave për një kategori të policisë së shtetit. Bëhet fjalë për punonjësit që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit në formën e bonusit dhe do ta çojë deri në 150 % pagën e punonjësve.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj nuk dha një përgjigje të qartë nëse buxheti i vitit 2022 përfshin apo jo rritje të pensioneve për pensionistët.Por nga ana tjetër ajo garantoi të gjithë pensionistët se çdo vit do të jetë i garantuar bonusi i pensioneve.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka bërë të ditur se në projektbuxhetin e vetit 2022 është parashikuar edhe rritja e pagave për punonjësit e policisë së burgjeve, duke i barazuar për gradë dhe funksion me punonjësit e Policisë së Shtetit.

Ndërkohe ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se:

“Programi i ndihmës ekonomike si një mburojë për të gjithë familjet në vështirësi ekonomike. Do të ketë një rritje të masës së ndihmës ekonomike për të gjithë familjet përfituese në masën 10%. Do të ketë politika të shënjestruara për familje të cilat përfitojnë nga program i ndihmës ekonomike dhe janë familje me mbi 3 fëmijë nën 18 vjeç, do të ketë një rritje të ndihmës ekonomike, pra të masës me 2 herë.

Do të ketë një rritje dhe mbështetje përsa i përket pagave për personelin mjekësor. Ne do të vijojmë me rritjen e pagave dhe në vitin 2022 do të rrisim me 6% të rritjes së pagës për personelin mjek infermier në të gjithë sistemin shëndetësor.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0