Qeveria pritet të ndryshojë ligjin për energjinë nga burimet e rinovueshme - Business Magazine Albania

Qeveria pritet të ndryshojë ligjin për energjinë nga burimet e rinovueshme

Në një kohë kur shumë biznese po e sigurojnë vetë energjinë përmes burimeve të rinovueshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur ndryshime të reja në ligj. Ky ndryshim ka si synim të krijojë më shumë mbështetje për prodhuesit e energjisë nga dielli apo era, si dhe afrohet me direktivën e Komisionit Europian.

Në projektligj është përfshirë edhe kërkesa e bizneseve për matjen vjetore të energjisë. Ligji i ri parashikon që të drejtat dhe përgjegjësitë e vetë-konsumatorëve të rinovueshëm të përcaktohen në një vendim të propozuar nga Ministria e Energjisë, të miratuar më pas nga qeveria.

Lexo edhe: Qeveria gjermane “shtetëzon” Uniper, importuesi kryesor i gazit

Sipas ligjit aktual, një shoqëri e vogël apo e mesme, si dhe konsumatorët familjarë mund të instalojnë një kapacitet total deri në 500 KW për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, si era apo dielli për të mbuluar një pjesë ose të gjithë energjinë që nevojitet dhe ta injektojë pjesën e tepërt në rrjetin e shpërndarjes.

Me projektligjin e ri vetë-konsumatorët e rinovueshëm do të kenë një kapacitet maksimal prej 500 KW dhe do të kenë të drejtë të gjenerojnë, konsumojnë, ruajnë dhe shesin prodhimin e tepërt të energjisë. Tani përfshihet edhe mundësia e marrëveshjeve dypalëshe pa u përballur me ngarkesa diskriminuese ose joproporcionale.

Projektligji 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0