Qeveria ndryshon projektligjin për kontributet e profesioneve të lira

Qeveria ndryshon projektligjin për kontributet e profesioneve të lira


Deputetët e të dyja kaheve në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë kanë vendosur të ndryshojnë projektligjin e Ministrisë së Financave për rritjen e kontributeve të profesioneve të lira, të detyruar nga kundërshtitë që paraqitën grupet e interesit.

Zv.Ministrja e Financave Irena Beqiraj tha se “vendosëm që të riformulohet neni 4 i pr.ligjit ‘Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”. Për të shmangur paqartësitë dhe keqkuptimet, do të specifikohet se kontributet që duhen paguar nga profesionet e lira do të mbështeten deri në pagën maksimale. Kriteret për vendosjen e nivelit të kontributeve do të varen nga: lloji i profesionit, zona ku ushtrohet, eksperienca e të vetëpunësuarit, madhësia e subjektit në fjalë, paga në sektorin publik e ngjashme me profesionin në fjalë dhe statusi i zotëruesit të licensës”.

Edhe vetë kryetari i Komisionit, Erion Braçe, tha se ligji duhet të riformulohet dhe të specifikojë dhe nivelin e pagës së marrë në konsideratë për secilin profesion.

Deputeti i PD-së Sherefedin Shehu tha se ky pr.ligj është antikushtetues: I vetëpunësuarit duhet të vendosë vetë se cila pjesë do jetë pagë dhe cila do jetë fitim. Nuk mund t’ua impononi. Në të vërtetë, ju i keni vënë taksë këtij grupi profesionesh”- tha ai.

Pr.ligji u miratua me shumicë votash pasi u pranuar ndryshimet e kërkuara.

/Syri.net/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0