Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 24.000 lekë - Business Magazine Albania

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 24.000 lekë


Qeveria miratoi në mbledhjen e djeshme ndryshimin e pagës minimale në 24,000 lekë. Pas tre vitesh, ky është ndryshimi i parë që i bëhet pagës minimale e cila llogaritet aktualisht në 22,000 lekë. Caktimi i këtij niveli erdhi pas një diskutimi të gjatë mes qeverisë dhe palëve të interesit. Kundër nivelit të kësaj page janë vetëm sindikatat, përfaqësuesit e të cilave kanë kërkuar që paga minimale të rritet në nivelin 26,000 lekë.

Shqipëria është ndër vendet me pagën më të ulët minimale në rajon (aktualisht 157 euro). Për biznesin ky është konsideruar si një avantazh për të tërhequr sipërmarrësit e huaj, veçanërisht në fushën e prodhimit, duke qenë se konkurrenca në rajonin e Ballkanit është e fortë.

Por, ndryshimi i pagës minimale ka dy efekte. Nga njëra anë qëndron biznesi, të cilit do t’i rriten kostot e punës së biznesit. Vetëm për sigurimet shoqërore rritja do të ishte 334 lekë. Në kushte të tilla, biznesi mund të detyrohet që të shkurtojë vendet e punës ose të ulë investimet çka nuk do të ishte një lajm i mirë për ekonominë.

Në anën tjetër qëndron punëmarrësi i cili do të kishte disa të ardhura më të larta. Drejtuesit e sindikatave argumentojnë se një pagë minimale më e lartë mbron kapitalin njerëzor nga shfrytëzimi i padrejtë dhe shton konsumin.

Por, krahas pagës minimale, do të ndryshojë dhe ajo maksimale, për efekt të llogaritjes së kontributeve si dhe paga minimale, për efekt të kontributeve dhe sigurimeve shëndetësore për të vetëpunësuarit.

Sipas draftit “Për disa ndryshime në vendimin për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimet e kujdesit shëndetësor” të miratuar në Këshillin e Punës, paga maksimale për personat e punësuar bëhet 105,850 lekë, nga 97,030 lekë që ishte më parë, me një rritje prej 9%, apo 8,820 lekë.

Si rrjedhojë, sigurimet për të punësuarit me pagë maksimale bëhen 29,532 lekë, nga 27,071 lekë, që ishin më parë. Sigurimet shëndetësore për të punësuarit llogariten jo më pak se paga minimale prej 24 mijë lekësh dhe deri në shumën e pagës bruto, sipas deklaratës në listëpagesë.

Edhe për të vetëpunësuarit, paga minimale mujore është jo më pak se paga mujore e barabartë me 24 mijë lekë dhe sipas përcaktimit të vetë personit deri në 105,850 lekë. Të vetëpunësuarit me pagë minimale do të paguajnë tashmë 7,152 lekë kontribute për sigurimet, nga 6,491, që paguanin më parë. Sigurimet shëndetësore për të vetëpunësuarit llogariten mbi dyfishin e pagës minimale prej 48 mijë lekë (3.4% e 48 mijë lekë), i barabartë me 1,632 lekë.

Për invalidët, që marrin pension invaliditeti të pjesshëm, paga minimale mund të jetë deri në 50% më e ulët se paga minimale zyrtare.

Paga minimale në bujqësi është 5,035 lekë.

Të vetëpunësaurit si shitës ambulantë duhet të deklarojnë kontribut minimal mujor prej 5,1250 lekë, nga të cilat 3,488 për sigurimin shoqëror dhe 1,632 për kujdesin shëndetësor.

Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0