Qeveria shqiptare do të marrë 60 milionë euro hua nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH dhe 40 milionë euro grante nga BE-ja për të investuar në turizëm.
Në një takim virtual, Rama bashkë me presidentin e BERZH-it dhe ambasadorin Soreca, nënshkruan dy marrëveshjet e financimit për zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës në Shkodër, Berat, Fier dhe Gjirokastër.
Rama falenderoi BERZH-in dhe BE-në për ndihmën dhe theksoi se BERZH do të ndihmojë vendin dhe që të thithë sa më shumë investime nga paketa e BE-së për Ballkanin Perëndimor:
“Ka një angazhim të jashtëzakonshëm nga BE dhe komisioni për të na ndihmuar Shqipërinë dhe rajonin mbështetur në vizionin e një tregu të përbashkët rajonal, për të investuar në vëllime të tilla që mund të ndryshojnë tërësisht peisazhin duke u investuar te transporti.
Ne kemi nevojë për ekspertizën tuaj sepse tashmë kemi një sfidë dhe na duhet të kemi projekte të mira, që të përmbushim standartet e vendosura nga BE.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto