Një stimul i lehtë drejt automjeteve elektrike - Business Magazine Albania

Një stimul i lehtë drejt automjeteve elektrike

automjete elektrike

Nëse dëshironi të keni një makinë elektrike, mund të përfitoni nga heqja e disa taksave dhe tarifave si dhe nga reduktimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Kjo u bë e ditur  nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ajo tha se qeveria ka vendosur të stimulojë me taksa më të ulëta, këdo që kalon tek teknologjia e re e makinave, pra tek automjetet elektrike.

“Rimbursojmë çdo tarifë regjistrimi për herë të parë për mjetet elektrike, duke zeruar tarifat e kontrollit fizik, leje qarkullimi kombëtare, certifikatë pronësie dhe targat. Në total, një vlerë prej 7 mijë 500 lekë mbulohet nga DPSHTR”, njoftoi Balluku.

Lexo edhe: Pesë pyetje për makinat elektrike që marrin përgjigje

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku shtoi më tej në fjalën e saj se për të përmirësuar cilësinë e transportit dhe ulur nivelin e ndotjes është marrë edhe masa e reduktimit të TVSH-së për mjetet e gjelbra në transportin publik nga 20% në 6%, për të ndihmuar sektorin të vijojë reformat.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0