Qeveria britanike prezanton robotin që dëgjon popullin, fundi i burokracisë tradicionale - Business Magazine Albania

Qeveria britanike prezanton robotin që dëgjon popullin, fundi i burokracisë tradicionale

Plani i veprimit për AI i qeverisë britanike: Çfarë nënkuptojnë propozimet prej 14 miliardë £ të Starmer-it ?
~4 minuta lexim

Qeveria britanike do të prezantojë një mjet të inteligjencës artificiale për të përshpejtuar konsultimet publike. Sistemi i ri analizon përgjigjet 1,000 herë më shpejt se një njeri dhe pritet të kursejë miliona paund. Ky është rasti i dytë në Evropë ku një mjet i inteligjencës artificiale do të përdoret për të shqyrtuar përgjigjet e qytetarëve në një konsultim publik.

Mjeti, i quajtur “Consult”, u përdor fillimisht nga qeveria skoceze gjatë një konsultimi për rregullimin e procedurave kozmetike jo-kirurgjikale, si injektimi i lip filler. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar deklaroi se Consult analizoi përgjigjet dhe arriti në përfundime që ishin “jashtëzakonisht të ngjashme” me ato të zyrtarëve njerëzorë, dhe tani synon ta përdorë këtë teknologji për konsultime të tjera, duke e zhvilluar më tej sistemin.

Gjatë shqyrtimit të mbi 2,000 përgjigjeve, Consult identifikoi temat kryesore, të cilat më pas u kontrolluan dhe u përpunuan nga ekspertë të administratës skoceze.

Consult është pjesë e një pakete të re mjetesh të inteligjencës artificiale, me emrin e koduar “Humphrey”, që synon të përshpejtojë punën në Whitehall dhe të ulë shpenzimet për konsultime me palë të treta. Qeveria britanike pret që, përmes 500 konsultimeve që organizon çdo vit, ky sistem të kursejë 20 milionë paund në vit për taksapaguesit britanikë dhe të lirojë rreth 75,000 orë pune për zyrtarët, të cilët mund të fokusohen në detyra të tjera.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet e kësaj teknologjie. Michael Rovatsos, profesor i inteligjencës artificiale në Universitetin e Edinburgut, tha se megjithëse Consult ka potencial të madh, ekziston rreziku i përfshirjes së paragjykimeve në algoritme.

“Supozohet që gjithmonë do të ketë një njeri në proces, por në praktikë, shpesh nuk ka kohë të kontrollohen të gjitha rezultatet. Dhe aty është pika ku paragjykimet mund të depërtojnë,” – tha ai.

Rovatsos paralajmëroi gjithashtu se aktorë të këqij, qoftë të brendshëm apo të huaj, mund të ndikojnë integritetin e AI-së përmes manipulimeve të qëllimshme. “Nevojitet investim i konsiderueshëm për të garantuar që sistemet të jenë të sigurta dhe të qëndrueshme, dhe kjo kërkon para dhe kohë,” shtoi ai.
“Për të arritur përfitimet reale dhe për të shmangur dëmet, duhet më shumë përgatitje dhe mësim se sa mund të duket fillimisht. Ka rrezik që zyrtarët ta shohin këtë si një zgjidhje të shpejtë për të kursyer para, por ta bësh siç duhet kërkon përkushtim serioz.”

Lexo edhe: Një vend VIP në darkën kripto të Donald Trump kushton të paktën 2 milion dollarë

Sipas qeverisë, Consult është 1,000 herë më i shpejtë dhe 400 herë më i lirë se puna e një eksperti, ndërkohë që jep përfundime që janë “jashtëzakonisht të ngjashme” me ato njerëzore, por në një pjesë të vogël të kohës.

Duke folur për nisjen e Consult, sekretari për teknologjinë, Peter Kyle, deklaroi se sistemi do të kursejë miliona për taksapaguesit.
“Askush nuk duhet të humbasë kohë me diçka që AI mund ta bëjë më shpejt dhe më mirë, e aq më pak të shpenzojmë miliona për ta deleguar këtë punë tek kontraktorë të jashtëm,” tha ai.
“Pas rezultateve kaq premtuese, Humphrey do të na ndihmojë të ulim kostot e qeverisjes dhe të mbledhim në mënyrë më efikase mendimet e publikut dhe ekspertëve për çështje kyçe.”

Ai shtoi se qeveria skoceze ka bërë një hap të guximshëm të parë dhe se së shpejti do ta përdorë Consult në departamentin e tij dhe të tjerët në Whitehall do të ndjekin shembullin – duke përshpejtuar zbatimin e planit për ndryshim.

Megjithëse nuk ka ende një datë të saktë për zbatimin zyrtar të Consult, parashikohet që ai të mund të përdoret në institucionet qeveritare deri në fund të vitit 2025.

 

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia nuk është asgjë. E rëndësishme është që të kesh besim te njerëzit.”
— Steve Jobs
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0