Kriptomonedha $TRUMP, një memecoin e krijuar në janar 2025 dhe e promovuar me entuziazëm nga Trump në rrjetin e tij social Truth Social, ka kapur një kapital tregu mbi 2 miliardë dollar, një sukses i vrullshëm i ndërtuar mbi një marketing të paepur dhe një garë që është quajtur “bileta dixhitale për të pasur akses personal tek presidenti”.
Por kjo garë ka ngritur alarmin në Uashington dhe përtej. Demokratët, grupet e etikës në qeveri dhe vetë Komisioni i Letrave me Vlerë (SEC) kanë ngritur akuza për konflikt interesi, korrupsion dhe mundësi për ndërhyrje të huaja. Disa nga blerësit kryesorë përdorën platforma të huaja për të shmangur kufizimet për qytetarët amerikanë, duke e kthyer këtë ngjarje në një rast potencial ku “influenca e huaj blihet me kripto”.
Senatori demokrat Richard Blumenthal hapi një hetim etik duke e quajtur monedhën $TRUMP “një derë të hapur për qeveri të huaja dhe individë të pandershëm që të pasurojnë presidentin dhe të mbulojnë pagesat në anonimitetin e blockchain-it”.
Lexo gjithashtu: E fundit/ SHBA dhe Kina bien dakord për një armëpushim tregtar 90-ditor
Deri më tani, emrat e fituesve nuk janë bërë publikë, vetëm pseudonime dhe numra të portofolëve kripto shfaqen në faqen zyrtare të $TRUMP, duke nxitur spekulime se kush fshihet pas tyre dhe çfarë interesa lobimi përfaqësojnë. Për më tepër, blerësit kanë të drejtë të dërgojnë një përfaqësues në vend të tyre, një familjar apo mik, duke e komplikuar më tej transparencën e ngjarjes.
Në deklaratat për shtyp, Shtëpia e Bardhë ka mohuar çdo ndikim të mundshëm në politikat presidenciale, duke këmbëngulur se “çdo veprim është në përputhje me ligjet e konfliktit të interesit”.
Ndërkohë, realiteti i tregut të $TRUMP është më pak glamuroz për pjesën më të madhe të investitorëve, rreth 750,000 blerës kanë humbur para që nga lansimi i monedhës më 17 janar, e cila pas një kulmi në $75, ra në vetëm $12 në momentin e mbylljes së garës. Disa nga blerësit më të mëdhenj kanë investuar miliona për të siguruar vendin në darkë, një shifër e pamundur për shumicën e amerikanëve të zakonshëm.
E gjitha kjo nënvizon një realitet të ri të rrezikshëm ku teknologjia, marketingu i stilit “showbiz” dhe politika bashkohen për të sfiduar standardet demokratike dhe për të hapur rrugën për “akses të paguar” tek pushteti më i lartë i SHBA.
Pyetja që ngrihet nuk është më “a po ndërthuren paratë me politikën?”, por, deri ku jemi gati ta lejojmë këtë ndërthurje të shkojë?
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.