Qendrat e vaksinimit anti-Covid te “Air Albania” - Business Magazine Albania

Qendrat e vaksinimit anti-Covid te “Air Albania”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu morën pjesë në nisjen e ngritjes së qendrës së vaksinimit anti-Covid, pranë stadiumit kombëtar “Air Albania”. Sipas planit të Qeverisë, kjo do të jetë edhe qendra më e madhe e vaksinimit në vend, me një kapacitet vaksinues deri në 60 qytetarë në orë. Gjatë fjalës së saj, ministrja e Shëndetësisë tha se është duke u përgatitur infrastruktura e nevojshme për vaksinimin e grupeve më të rrezikuara, duke filluar me mjekët.

“Po bëhet gati plani i vaksinimit për të gjithë grupet më të rrezikuar duke filluar nga mjekët. Vaksinat e para janë parashikuar që do të shkojnë për grupet e riskut, aktualisht kemi bërë gati listat e infermierëve dhe mjekëve. Më pas do vijojmë me mjekët dhe infermierët e urgjencave”, u shpreh ajo.

Manastirliu deklaroi se pas Tiranës qendra të ngjashme do të hapen në Vlorë dhe Shkodër duke vijuar më vonë me rrethet e tjera. Ndërkohë, Kryeministri Rama përsëriti zotimin se brenda janarit do të nisë vaksinimi. “Në të gjitha rastet ne do fillojmë në javën e tretë të janarit. Shpresojmë që të fillojmë dhe më shpejt. Siç e dini ne jemi në komunikim të vazhdueshëm në të katërta anët dhe kemi besim që mund të fillojmë dhe më shpejt falë disa kanaleve referenciale që kemi hapur. Dua tjua them të gjithëve që jemi në një fazë shumë pozitive për sa i përket perspektivës së kësaj lufte. Kemi siguruar 500 mijë vaksina. Kemi garantuar një trend vaksinimi që i përgjigjet strategjisë dhe një plani të kalendarizuar. Si nga fillimi e deri më sot ne nuk jemi një hap pas asaj që vjen por jemi gjithmonë një hap përpara”, tha Rama.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0