Qëllimi apo Misioni! Cila është diferenca dhe pse kompania juaj duhet të ketë përgjigjen e duhur - Business Magazine Albania

Qëllimi apo Misioni! Cila është diferenca dhe pse kompania juaj duhet të ketë përgjigjen e duhur

Së fundmi kemi ndihmuar një kompani të madhe me procesin e planifikimit strategjik. Përballë pasigurisë së shkaktuar nga pandemia, drejtuesit e kompanisë kishin nevojë për një kornizë strategjike për rritjen e ardhshme. Përpara se të fillonte puna jonë, drejtuesit kishin vendosur tashmë të zhvillonin strategji të reja biznesi, misioni, marke, mbështetëse vlerash dhe qëllimi.

Edhe drejtuesit më me përvojë të biznesit mund të ngelin në konfuzion në përpjekjet për të kuptuar se cili element do të thotë ccfarë dhe cilit duhet t’i japin përparësi. Në një botë pasigurie, sfida më e madhe është tejkalimi i kompleksitetit për të arritur te një strategji më e mirë dhe më efektive, siç shkruan Felix Oberholzer-Gee Profesor në Shkollën e Biznesit të Harvardit në librin e tij të fundit, Strategjia e thjeshtuar.

Ne donim të shikonim dy nga vlerat më të mëdhaj: “qëllimi i markës” dhe “misioni i markës”. Shpesh të konsideruar si themeli i strategjisë së brandit të një kompanie”, qëllimi dhe misioni janë të vështira për t’u zgjidhur në fillim. Por kjo bëhet më sfiduese nga fakti se nuk ka një marrëveshje të gjerë se si përkufizohet secila, roli i seciled dhe se cialt janë diferencat midis tyre.

Në StraëberryFrog, ne kemi përcaktuar dhe aktivizuar strategjinë e qëllimit midis punonjësve dhe konsumatorëve për më shumë se 20 vjet, kështu që menduam se do të ishte e dobishme të përpiqeshim dhe të renditnim përmes këtyre dy koncepteve dhe të ofrojmë njëfarë qartësie.

Ka dy shkolla të gjera mendimi që kemi hasur për qëllimin e markës dhe misionin e markës. Le t’i hedhim një vështrim secilit:

Lexo edhe: 3 mënyra për ta bërë kompaninë tuaj më gjithëpërfshirëse

  1. Qëllimi dhe misioni si dy lloje konkurruese të “Pse-së”

Kjo pikëpamje thotë se Qëllimi dhe Misioni janë qasje thelbësisht të ndryshme për të përcaktuar pse ekziston një kompani. Sipas këtij këndvështrimi, qëllimi është një ide më e gjerë dhe një formë më e lartë e arsyes pse, arsyeja e kompanisë për të qenë përtej fitimit, ndërsa misioni është një formë më e ngushtë dhe praktike e ‘pse’, e lidhur me përfitimin e palëve të interesuara.

Me këtë linjë të të menduarit, bizneset e drejtuara nga qëllimi janë ato të përkushtuara për të bërë një ndikim pozitiv në shoqëri dhe për të krijuar një botë më të mirë. Kjo do të përfshinte kompani si Unilever, me qëllimin e saj “Të bëjë të zakonshme jetesën e qëndrueshme”, Patagonia, qëllimi i së cilës është “Të shpëtojmë planetin tonë vendas” dhe Truist, qëllimi i të cilit është “Të frymëzojë dhe të ndërtojë jetë dhe komunitete më të mira”.

Bizneset e drejtuara nga misioni, nga ana tjetër, fokusohen në dhënien e ndikimit për klientët, punonjësit dhe aksionarët. Shembujt përfshijnë misionin e Google, “Të organizojmë informacionin e botës dhe ta bëjmë atë të aksesueshëm në mënyrë universale”, misionin e Starbuck, “Të frymëzojmë dhe të ushqejmë shpirtin njerëzor, një person, një filxhan dhe një lagje në të njëjtën kohë” dhe Peloton: “Përdorimi i teknologjisë dhe dizajn për të lidhur botën përmes fitnesit, duke fuqizuar njerëzit që të jenë versioni më i mirë i vetes kudo dhe në çdo kohë.”

Lexo edhe: Një mësim kyç nga Theranos: Pse është e rëndësishme të tregoni një histori të mirë për startup-in tuaj?!

Ka disa probleme të mëdha me këtë mënyrë të menduari. Së pari, duket se po bën gjykime arbitrare për atë që po e ndihmon botën kundrejt të qenit thjesht e dobishme. Kush do të thotë se dëshira e Starbuck për të “Ngritur shpirtin njerëzor”, ose qëllimi i Google “për të organizuar informacionin e botës”, nuk e bëjnë të dyja botën një vend më të mirë? Së dyti, kjo pikëpamje nënkupton që të dyja janë të papajtueshme, që ju duhet të zgjidhni midis njërës ose tjetrës – duke qenë biznesi i drejtuar nga qëllimi i lartë ose ai që drejtohet nga misioni më i fokusuar. Dhe thjesht nuk është kështu. Që na çon në shkollën tonë të dytë të mendimit.

  1. Qëllimi dhe misioni si pjesë plotësuese të historisë suaj të markës

Një mënyrë tjetër për të menduar për misionin kundër qëllimit është se të dyja janë të nevojshme dhe se ata në fakt bëjnë dy gjëra të ndryshme dhe të rëndësishme. Sipas kësaj pikëpamjeje, misioni është ai që ju shtyn, ndërsa qëllimi është arsyeja pse jeni të shtyrë. Qëllimi i kompanisë suaj ka të bëjë me arsyen pse ekzistoni përtej fitimit të parave, dhe misioni i saj përshkruan se çfarë bën kompania juaj për të realizuar qëllimin e saj.

Kjo mënyrë e të menduarit për qëllimin dhe misionin i bën ato jo vetëm ide të pajtueshme, por edhe sinergjike. Për shembull, misioni i PriceëaterhouseCoopers është “Të ndërtojë besim në shoqëri dhe të zgjidhë probleme të rëndësishme”. Dhe mënyra se si e bën këtë është përmes Misionit të tij: “Të ndihmojë organizatat dhe individët të krijojnë vlerën që po kërkojnë, duke ofruar cilësi në shërbimet e sigurimit, taksave dhe këshillimit.”

Të dyja janë aspekte të rëndësishme të strategjisë së saj të kompanisë, dhe të dyja luajnë role të ndryshme dhe të rëndësishme. PëC mund të anojë në një më shumë se një tjetër në situata dhe në kohë të ndryshme.

Pra, a duhet të jeni një kompani e drejtuar nga qëllimi apo një kompani e drejtuar nga misioni? Sipas mendimit tonë, përgjigja është po dhe po. Ju mund të jepni të mira më të mëdha në botë – qëllime më të larta – nëse keni një mision të aftë t’ju mundësojë ta realizoni atë. Kjo është arsyeja pse qëllimi dhe misioni janë të lidhura pazgjidhshmërisht në kompanitë e mëdha. Bota ka nevojë për më shumë kompani që janë të drejtuara nga qëllimi dhe misioni. Është mënyra më e sigurt për të krijuar ndryshime pozitive për palët tuaja të interesit dhe për shoqërinë në përgjithësi.

Inc. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0