Instituti për Siguri dhe Reziliencë ka publikuar raportin hulumtues me titull “Përhapja e terrorizmit nëpërmjet platformave sociale”, i cili adreson kërcënimet dhe rreziqet që burojnë nga përhapja e terrorizmit përmes platformave online të komunikimit.
Sipas institutit, ky raport ofron një analizë të detajuar mbi mënyrën se si ekstremizmi islamist dhe ai etno-nacionalist, vazhdojnë të jenë të pranishëm në platformat sociale, duke përhapur ideologji që rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.
Në vijim gjeni disa nga gjetjet kryesore të raportit, ndërsa dokumenti i plotë është bashkëngjitur për referencë të mëtejshme.
Lexo edhe: Sa ujë duhet të pini çdo ditë?
1. Përdorimi masiv i mediave sociale dhe rreziku për të rinjtë.
Në Kosovë, përqindja e lartë e popullsisë që ka qasje në internet (96.6%) dhe përdorimi i platformave si TikTok, Telegram, Facebook, Instagram, dhe YouTube e bën vendin veçanërisht të ndjeshëm ndaj radikalizimit online.
Të rinjtë midis moshës 16 dhe 20 vjeç janë demografia më e ekspozuar për shkak të përdorimit të shpeshtë të këtyre platformave dhe mungesës së burimeve për edukim mediatik. Përmbajtjet radikale shpesh përshtaten me interesat e tyre për t’i manipuluar dhe për të nxitur angazhimin.
2. Kalimi i ekstremistëve drejt platformave të sigurta
Masat e marra nga platforma si Facebook dhe YouTube për kufizimin e përmbajtjeve radikale kanë bërë që grupet ekstremiste të kalojnë në platforma të koduara si Telegram dhe aplikacione të ngjashme. Këto platforma ofrojnë një hapësirë të sigurt për komunikim anonim, duke u mundësuar ekstremistëve shpërndarjen e përmbajtjeve ideologjike, planifikimin e aktiviteteve dhe rekrutimin e individëve pa ndonjë rrezik të dukshëm për t’u zbuluar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto