Pushim nga puna apo besnikëri: Cilën duhet të zgjedhë kompania? - Business Magazine Albania

Pushim nga puna apo besnikëri: Cilën duhet të zgjedhë kompania?

Pushim nga puna opo besnikëri: Cilën duhet të zgjedhë kompania?

Kjo pyetje është ndër të shumtat që bëhet kur vjen puna tek të qenurit besnik ndaj punonjësve apo pushimit të tyre nga puna. Ekspertët e industrisë këmbëngulin se “besnikëria ka vdekur”. Punonjësit gjithmonë kërkojnë punë tjetër. Mijëvjeçarët janë më të interesuar për punë të pavarur sesa punësim afatgjatë. Kompanitë duket se nuk janë të interesuara për besnikëri. Ata kuptojnë se i detyrohen një punonjësi pagë të arsyeshme dhe një ambienti të mirë pune derisa nuk kanë më nevojë për atë punonjës.

A mund ta imagjinoni nëse do të zbatonim të njëjtin mendim në marrëdhëniet e tjera? Ne jemi pjesë e një familje të dashur, derisa njëri prej nesh të gjejë një marrëveshje më të mirë?

Natyrisht, gjërat kanë ndryshuar. Kjo lloj besnikërie nuk vlen më edhe kur punon për një biznes familjar Por ka përjashtime: disa kompani vendosën të ishin besnikë përpara pushimit nga puna madje edhe përballë Covid-19. Ndërsa zvarritet pandemia, pyetja është nëse ato kompani kanë qenë në gjendje të mbajnë angazhimin e tyre.

Për ta zbuluar, u rishikua Adams + Beasley Associates, ndërtues me porosi në Boston. Aty u pa nga afër se si kompania iu përgjigj tornados së saj. Nga marsi deri në qershor, puna shkoi në ngërç. Në vend që të takoheshin rreth tryezës, themeluesit Eric Adams dhe Angus Beasley krijuan takime në Zoom për të gjithë punonjësit. Gjëja e parë që bënë? Pronarët i siguruan të gjithë se ata ende kishin një vend në zyrë. Pastaj i kërkuan secilit person të mendonte për gjëra specifike që mund të bënin për të përmirësuar biznesin në terma afatshkurtër.

Adams + Beasley arriti të mbante klientët dhe madje fitoi disa gjatë mbylljes. Sot ajo vazhdon punën e saj të pa rrezikuar nga pandemia. Pavarësisht nga katër muajt e humbur, kompania parashikon një fitim të fortë në vitin 2020 dhe pret të vendosë rekorde të reja për shitjet dhe fitimet në 2021.

Koha ndodh të jetë tani. Adams + Beasley po shton vende në zyrë. Kompania po kërkon punëtorë të kualifikuar. Por më e rëndësishmja, ata po kërkojnë njerëz që përshtaten mirë me pjesën tjetër të “familjes.”

Duke hedhur një vështrim të plotë ajo çfarë është e rëndësishme, sidomos në këtë periudhë jo normale për të gjithë, besnikëria është zgjedhja që mund të dërgojë një kompani jo drejt falimentimit, por suksesit që vjen pas një krize afatgjatë si Covid-19.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0