Punonjësit, aseti në ikje! Businessmag zhvillon një event të posaçëm për sfidat e tregut të punës, emigracionit dhe pandemisë - Business Magazine Albania

Punonjësit, aseti në ikje! Businessmag zhvillon një event të posaçëm për sfidat e tregut të punës, emigracionit dhe pandemisë

Punonjësit, aseti në ikje

Business Magazine mblodhi në eventin e saj sipërmarrës dhe ekspertë për të diskutuar rreth sfidave të tregut të punës, efekteve të emigracionit dhe pandemisë. Që prej vitit 2015, Business Magazine është revista e parë online dedikuar sipërmarrjes, inovacionit dhe zhvillimit personal. Prej tashmë 7 vite, çdo zhvillim në botën e biznesit në Shqipëri pasqyrohet më parë në Business Magazine, si në formën digjitale përmes portalit businessmag.al, edhe përmes revistës print, e cila botohet çdo tre muaj.

Porosit këtu edicionin 28 të Business Magazine!

Në këtë edicion të 28-të, i quajtur “Lundrim në stuhi”, fokusi ishte tema e emigracionit dhe tregut të punës. Opinione, mendime, shqetësime dhe sugjerime erdhën një speciale të gjerë, e cila u bë edhe tema e diskutimit të panelit të parë të eventit.

Porosit këtu edicionin 28 të Business Magazine!

Të ftuarat ishin tri zonja, të cilat kanë kontribuuar vazhdimisht në zhvillimin e eksistemit të sipërmarrjes në Shqipëri. Arjodita Mustali, shefe ekzekutive dhe themeluese e Vigan Group, shpjegoi aktualitetin e tregut të punës në Shqipëri, duke e krahasuar atë me tregje të tjera si ai i Zvicrës. E sapo kthyer nga një vizitë studimore, ajo theksoi se sistemi i formimit profesional në Zvicër është një model funksional, i cili nuk duhet kopjuar, por përshtatur me tregun vendas.

Znj. Linda Shomo, Drejtuese e EasyPay, solli pvrvojën e saj, e ngjashme tashmë me disa kompani, të cilat po krijojnë akademitë e tyre të brendshme për të formuar stafin.  Sipas saj, një bashkëpunim mes sektorëve dhe sipërmarrjeve të fushave të ngjashme, mund të sigurojë një formim më të centalizuar për të gjithë sekorin, duke sjellë kosto më të ulëta për formimin e tyre. 

E ftuar ishte edhe Albina Bardhi, përfaqësuese e një startup-i dedikuar studentëve dhe ofrimit të praktikave profesionale, i quajtur Praktika.al. Ajo theksoi ndihmën që po ofron kjo platformë për studentët në rrugëtimin e tyre drejt karrierës, si përmes praktikave konkrete të realizuara dhe kurseve online për studentë dhe të rinj.

Porosit këtu edicionin 28 të Business Magazine!

Paneli i dytë i diskutimit na solli dy raste suksesi gjatë pandemisë. Rezart Lahi, themelues i Infiniti Group në Shqipëri dhe kompania Logical, kompani teknologjike, e përfaqësuar nga Marjana Murja.

Suksesi nuk është rastësi dhe kjo u vërtetua edhe në këtë rast. “Të qenurit një hap para konkurencës dhe mundësisht me një kah tjetër nga i tyre, është një avantazh. Ne kishim platformën dhe nisëm shitjet online direkt pas mbylljes. Ndërkohë, me rritjen e cmimit të naftës, ne nuk e ulëm aktivitetin dhe lëvizjen e mjeteve të shpërndarjes, por e rritëm atë”, tha z.Lahi.

Përfaqësuesja e Logjical, Marjana Murrja theksoi se, kompania e tekonologjisë ishte në avantazh të zotërimit dhe përdorimit të sistemeve software. Klientët, si supermarketet kishin nevojë për këto sisteme, cka përshpejtoi punën e instalimit të sistemeve dhe rritjes së automatizimit të shërbimit”. 

Admir Malaj, bashkëthemelues i Akademisë BetaPlan foli rreth synimit të tij madhor për të bërë të mundur që Shqipëria të ketë 100 000 kodues të rinj deri në vitin 2030!

Businessmag do të vijë periodikisht me trajtimin offline të temave më të rëndësishme të ekonomisë ndaj ju ftojmë të vazhdoni të ndiqni Business Magazine për t’u njoftuar për zhvillimet në vazhdim.

Porosit këtu edicionin 28 të Business Magazine!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0