Studentë të gazetarisë ftohen të bëhen pjesë e konkursit që siguron mundësi punësimi për më të mirin.
Në datat 9-11 shtator 2019, projekti Aftësi për Punë S4J organizon Shkollën Verore 2019 me temë: “Zhvillimi i Kapitalit Njerëzor në Shqipëri – Roli i Arsimit dhe Formimit Profesional”, një aktivitet që do të afrojë të gjithë aktorët e rëndësishëm të sferës së AFP-së në Shqipëri. Aktiviteti zhvillohet në Durrës.
Businessmag e mbështet këtë event dhe ftojmë studentët aktivë, të cilët ndjekin me pasion profesionin e tyre, të bëhen pjesë e këtij kompeticioni. Ata parashikohet të ndjekin sesione të ndryshme, të mbajnë shënime dhe të shkruajnë një artikull mbi një tematikë të caktuar.
Artikulli më i mirë do të përzgjidhet dhe të publikohet në botimin e ardhshëm të BusinessMag, ku do të trajtohet tema e kapitalit human.
Artikujt do të mbikëqyren nga stafi i Business Magazine. Studenti me vlerësimin më të mirë mund të jetë i punësuari i ardhshëm në platformën më të madhe online dedikuar sipërmarrjes.
Për aplikime na shkruani në info@businessmag.al
Rreth Shkollës Verore
Shkolla Verore 2019 do të afrojë politikë-bërës, akademikë, drejtues, mësimdhënës dhe instruktorë të institucioneve ofruese të AFP-së në të gjitha nivelet (publike dhe jo-publike), punëdhënës, nxënës dhe prindër.
Lajtmotivi i Shkollës Verore është Zhvillimi i Kapitalit Njerëzor në Shqipëri. Temat që do të trajtohen në sesionet e ndryshme do të bëjnë të mundur që pjesëmarrësit të reflektojnë dhe të identifikojnë zgjidhje dhe nisma konkrete për ta bërë ofertën, veçanërisht në sistemin e AFP-së, sa më të lidhur me tregun e punës.
Shkolla Verore do të ndërthurë leksione, sesione plenare, forume diskutimi, seminare pune, prezantime të rasteve studimore dhe të eksperiencave të mira. Gjthashtu, vecantërisht për aktorët e AFP, shkolla ka synim të rrisë kapacitetet në fushen e komunikimit institucional, mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave administrative, komunikimin në media sociale etj. Një pjesë të rëndësishme do të luajë edhe koha jo-formale që pjesëmarrësit do të mund të kalojnë mes tyre.
Për aplikime na shkruani në info@businessmag.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto