Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka njoftuar hapjen e Thirrjes së 8 të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës për të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, që zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor.
Muzhaqi tha përmes një video-mesazhi, se aplikimet për 1579 pozicione të lira në institucionet e administratës shtetërore, shoqëri tregtare dhe OJF, do të qëndrojnë të hapura deri më 30 qershor 2023.
Për të gjithë ata që zotërojnë një diplomë Bachelori, me vetëm një CV dhe letër motivimi, mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Thirrjes 8 të PKPP, për të vënë në zbatim njohuritë e tyre teorike dhe të fitojnë njohuri praktike, duke mundësuar kështu një kalim të thjeshtë nga procesi mësimor në atë të tregut të punës.
Lexo: Fuqizo mendjen, ndrysho jetën, eventi me 17 qershor 2023
Praktika e punës zgjat tre muaj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto