Punë e rehatshme vs. Ëndërr e çmendur, si e mori vendimin e vështirë Jeff Bezos? - Business Magazine Albania

Punë e rehatshme vs. Ëndërr e çmendur, si e mori vendimin e vështirë Jeff Bezos?


Jeff Bezos ka qenë një njeri i suksesshëm shumë kohë para se të themelonte Amazon. Si një shkencëtar i diplomuar nga Princeton, Bezos i shpenzoi vitet e para të karrierës së tij në banking.

Në një intervistë në vitin 2001, Jeff Bezos shpjegon se puna në bankë ia vështirësoi vendimin për të lënë karrierën e suksesshme në banking për të ndërtuar ëndrrën e tij të çmendur për të hapur dyqan online që do të përfshinte të gjithë artikujt. A po bënte gabim Bezos duke lënë një punë të mirëpaguar dhe të sigurtë për një ëndërr të pasigurtë të sipërmarrjes?

Punë e rehatshme vs. Ëndërr e çmendur

“Shkova te shefi dhe i thashë, ‘Ti e di, do shkoj të ndërtoj këtë gjënë e çmendur dhe do e filloj duke shitur libra online.’ Për këtë gjë kishim folur në përgjithësi, por më pas ai më tha, ‘Le të bëjmë një shëtitje,’” kujton Bezos.
Pas dy orëve shëtitje dhe bisede në Central Park, shefi i Bezos u habit me të se, edhe pse ideja e tij e biznesit ishte e qëndrueshme, ai po humbte shumë. “Ai më bindi mua që të rimendohesha për 48 orë para se të bëja vendimin fianl. Kështuqë pasi u largova, po mendohesha rreth situatës së duhur në të cilën duhet të bëja vendimin e madh.”

Bashkëshortja e tij i kishte thënë se ishte e lumtur që ta mbështeste në çfarëdolloj rrethane, këshuqë ajo nuk do të ishte faktori përcaktues. Por çfarë mund të ishte? Bezos iu vu idesë së “minimizimit të pendesës.”

Kuadri i minimizimit të pendesës

“Unë doja të projektoja veten time në moshën 80 vjeç dhe të thosha, ‘Okej, tani po i hedh një sy jetës sime. Unë dua të kem minimizuar numrin e pendesave që kam,” shpjegon Bezos. “Unë e dija se kur të bëhesha 80 vjeç nuk do të isha penduar që e kisha provuar këtë. Nuk do të isha penduar të provoja të merrja pjesë në këtë gjë të quajtur Internet, të cilin e dija që do ishte diçka e madhe. E dija se po të kisha dështuar nuk do të pendohesha, por e di se e vetmja gjë për të cilën do pendohesha do ishte të mos isha përpjekur. E dija se ajo do të më përndiqte çdo ditë, dhe kështu kur mendova rreth kësaj gjëje vendimi që duhet të bëja ishte tepër i lehtë.”

Kështuqë ai ndoqi ëndrrën e tij, dhe siç thuhet në këto raste, pjesa tjetër është një histori.
Kërkimet e mbështesin vendimin e Bezos në një aspekt madhor të vendimit të tij, shkenca thotë se ne tentojmë të pendohemi për veprime të pandërmarra më tepër se ç’pendohemi për tentativa të dështuara.

Por me këtë Bezos nuk po thotë se gjithmonë duhet të ndërmarësh çdo sipërmarrje të re premtuese dhe riskorore. Ai beson se kuadri i tij i minimizimit të pendesës mund të ndihmojë këdo të analizojë objektivat personalë dhe vlerat e tij për të bërë vendimin e duhur.

Nëse në jetë përballesh me një vendim të vështirë, ia vlen ta provosh.

 

/Shkruar nga Jessica Stillman dhe publikuar nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0