“Pula më e shijshme në botë” KFC vjen në Tiranë në TEG » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 22/04/2016

“Pula më e shijshme në botë” KFC vjen në Tiranë në TEG

Share
nga Xhulia Vasili
Pri 22, 2016
Studied at Faculty of Economy, UT Content Editor Biznesi at Business Mgazine
lexo me teper >

Në 1939-n, koloneli Harland Sanders krijoi recetën origjinale Kentucky duke sjellë sekretin e tij të përzierjes së 11 erëzave dhe hapi një restorant të vogël “Sanders”. Aty ai filloi të gatuante pulë me recetën e tij të famshme të 11 erëzave, e njëjta e përdorur nga KFC sot.

Pula u bë kaq e famshme sa komandanti, Kentucky e shpërbleu atë duke i dhënë titullin ‘Kolonel’. Ai më pas vendosi t’ia shiste recetën restoranteve dhe të merrte 5 centë për çdo pulë të shitur. Ai insistoi në përdorimin e pulës me një shije dhe cilësi të shkëlqyer, të cilën vazhdojnë ende sot ta ofrojnë restoantet KFC.

Restoranti hapi sot dyert edhe për konsumatorët shqiptarë në qendrën tregtare “Tirana East Gate”. Restorantet janë të përhapura në më shumë se 100 vende të botës. Oraret e hapjes i gjeni si më poshtë:

E Hënë- E Premte 10:00- 21:00
E Shtunë- E Dielë 09:00- 21:00

/Business Mag Albania