Pse punonjësit më të mirë e humbasin motivimin? - Business Magazine Albania

Pse punonjësit më të mirë e humbasin motivimin?


Ka shumë mënyra përmes të cilave drejtuesit, pa vetëdije, ulin motivimin dhe entuziazmin e punonjësve. A i motivoni punonjësit tuaj? Apo në mënyrë të pavetëdijshme po bëni gjëra që i demotivojnë ata?

Është përgjegjësia juaj si drejtues që të dëgjoni nevojat e punonjësve tuaj. Nëse doni që punonjësit të jenë të angazhuar, ata kanë nevojë të ndihen të vlerësuar dhe  kërkesat e tyre të dëgjohen.

Sipas një studimi të publikuar në Harvard Management Update, morali i punonjësve bie ndjeshëm pas gjashtë muajve të parë në punë dhe vijon të përkeqësohet vite më pas në rreth 85 % të kompanive.

Lexo:  7 thënie të rëndësishme motivimi

Nëse mendoni se jeni drejtues i një ekipi punonjësish të paangazhuar dhe me moral të ulët, më poshtë janë pesë arsye se pse punonjësit tuaj po humbasin motivimin.

Mungesa e pjesëmarrjes
A kanë punonjësit tuaj liri të veprojnë të pavarur dhe të bëjnë ndryshimet e nevojshme në mënyrën se si punojnë? Nëse një punonjës ndien që askush nuk po i dëgjon idetë e tij, atëherë ai fillon të humbasë motivimin në zyrë. Bëni biseda të drejtpërdrejta me punonjësit tuaj, rreth asaj se çfarë mendojnë se duhet bërë për të përmirësuar eficençën dhe efikasitetin.

Nevoja për më shumë barazi
Një punonjës do të ndihet i respektuar dhe i trajtuar në mënyrë të drejtë kur bëhet fjalë për pagën, përfitime të tjera dhe sigurinë në punë. Sigurohuni që punonjësit të ndihen të kënaqur në këto tri drejtime.

Përmirësimi i marrëdhënieve me kolegët
Një person mund të japë maksimumin e performancës së tij, kur ai punon individualisht. Por si është marrëdhënia e tij me kolegët? Studimet kanë treguar që punonjësit angazhohen më mirë dhe japin rezultate më produktive kur gëzojnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.

Mirënjohja
Pavarësisht kontributit që po jep punonjësi juaj, ju si drejtues asnjëherë nuk duhet të kurseheni për të shfaqur mirënjohjen tuaj. Mos u nxitoni duke shfaqur menjëherë pakënaqësitë që keni ndaj tij, por shprehini atij falenderimet tuaja për kontibutin që po jep.

Lexo: Si funksionon motivimi?

Pamundësia për të identifikuar qëllimin
A e dinë punonjësit se cili është qëllimi i kompanisë dhe a i kuptojnë ata arsyet e këtij qëllimi? Si punëdhënës apo si një drejtues, është e domosdoshme që ju t’u komunikoni rëndësinë e punës punonjësve tuaj, nëse dëshironi që ata të jenë të motivuar. Komunikojeni këtë qëllim në mënyrë të qartë. Ka shumë drejtues që, pa dashje, ulin motivimin dhe entuziazmin e punonjësve. Kur drejtoni një ekip, sigurohuni që politikat dhe procedurat të ndikojnë pozivitivisht tek morali i punonjësve.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0