Pse nuk i mbajmë mend momentet e fëmijërisë? Studimi zbulon një mister të trurit tonë - Business Magazine Albania

Pse nuk i mbajmë mend momentet e fëmijërisë? Studimi zbulon një mister të trurit tonë

A e keni pyetur ndonjëherë veten pse nuk mbani mend asgjë nga koha kur ishit foshnje? Një përqafim, një shikim, apo tingujt e parë që dëgjuat, duket sikur janë fshirë nga kujtesa jonë. Por, sipas një studimi të ri të botuar në revistën shkencore Science, problemi nuk është se nuk kemi krijuar kujtime si foshnje, por se thjesht nuk mund t’i aksesojmë më vonë.

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti Yale studiuan 26 foshnje të moshave nga 4.2 deri në 24.9 muajsh. Foshnjet u ndanë në dy grupe, më të vegjwl se 12 muaj dhe ata midis 12 dhe 24 muajsh. Qëllimi? Të kuptonin se si funksionon kujtesa në vitet më të hershme të jetës.

Lexo gjithashtu: Orare fleksibël pune për gratë dhe burrat që kujdesen për familjarët

Truri që kujton… por nuk ruan?

Foshnjet u vendosën në një makinë fMRI, një skaner që ndjek aktivitetin e trurit, dhe iu shfaqën një sërë imazhesh për vetëm dy sekonda secila. Vëmendja e studiuesve u përqendrua në hipokampus, një strukturë e thellë e trurit që lidhet ngushtë me emocionet dhe kujtesën.

“Hipokampusi është shumë i thellë dhe nuk shihet me metodat tradicionale, ndaj na duhej një qasje e re për të testuar kujtesën e foshnjeve,” tha Dr. Nick Turk-Browne, autori kryesor i studimit dhe profesor në Yale.

Pas një pauze të shkurtër, foshnjet u vendosën përballë dy imazheve,një të njohur dhe një të panjohur. Studiuesit ndoqën lëvizjet e syve të foshnjave dhe këtu filloi magjia.

Nëse një foshnjë shikonte më gjatë imazhin e njohur, kjo tregon se ajo e njihte, pra kishte aktivizuar kujtesën. Nëse nuk kishte preferencë, kjo nënkuptonte që kujtesa ishte ende në zhvillim.

Lexo gjithashtu: Studime falas në Harvard për studentët që vijnë nga familje me të ardhura deri në 200,000 dollarë

Hipokampusi, “njësia e kujtesës” që ndizet pas vitit të parë

Studimi zbuloi se foshnjet më të rritura (12-24 muaj) shfaqnin më shumë aktivitet në hipokampus gjatë përpunimit të kujtimeve. Dhe jo vetëm kaq, vetëm këta të fundit aktivizonin edhe një tjetër pjesë të rëndësishme të trurit, korteksin orbitofrontal, i lidhur me vendimmarrjen dhe njohjen.

“Është mahnitëse të shohësh se edhe në këtë moshë, truri i foshnjës përpunon informacione që, në dukje, janë pa rëndësi për të,” tha Dr. Lila Davachi nga Universiteti i Columbia, e cila nuk ishte pjesë e studimit.

Po pse nuk i kujtojmë dot më vonë?

Një nga teoritë më interesante të studiuesve është se truri i foshnjeve, edhe pse regjistron kujtime, nuk i përpunon me “fjalët kyçe” të duhura për t’i gjetur më vonë. Në thelb, kujtimet ekzistojnë, por nuk dimë si t’i kërkojmë.

“Kjo sugjeron që kujtesa e hershme ekziston, por nuk kemi mënyrën për ta aksesuar,” thotë Dr. Turk-Browne.

Lexo gjithashtu: “Adolescence” – Seriali i ri nga Netflix që po na prezanton me adoleshencën moderne

Çfarë duhet të dinë prindërit?

Ky studim nuk është thjesht shkencë për shkencën. Ai ka një mesazh të fuqishëm për çdo prind:

Foshnjet mësojnë vazhdimisht, edhe nëse nuk do ta kujtojnë atë moment më vonë.
Gjuha, marrëdhëniet me familjarët, tingujt dhe format, të gjitha fillojnë të përpunohen që në muajt e parë të jetës.
Pwrswritja është çelësi, një këngë e përsëritur, një libër i njëjtë, ndihmojnë në ndërtimin e bazave të kujtesës.

“Kjo është një kujtesë e bukur për prindërit se foshnjëria nuk është një periudhë boshe, është një kohë kur truri punon më shumë se kurrë,” përfundon profesoresha Simona Ghetti nga Universiteti i Kalifornisë.

Pra, edhe pse nuk mund të kujtoni shijen e parë të ushqimit apo përqafimin e parë të nënës, ato momente janë gdhendur thellë në themelet e asaj që jeni sot.

CNN

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0