Pse njerëzit inteligjentë nuk u përgjigjen menjëherë pyetjeve? - Business Magazine Albania

Pse njerëzit inteligjentë nuk u përgjigjen menjëherë pyetjeve?


Por a jeni penduar ndonjëherë se keni thënë gjërat e gabuara dhe do të kishit dashur të mos i thoshit?
Përgjigja më e mirë zakonisht nuk vjen menjëherë dhe njerëzit e zgjuar e dinë këtë mjaft mirë. Para se t’i përgjigjen një pyetjeje, ata ndjekin disa hapa.

Ndaloni dhe mendoni

Kur nuk mund të mendoni për një përgjigje menjëherë dhe njerëzit po presin për ju, mos lejoni që presioni të reagojë shpejt dhe të thoni diçka që nuk duhet. Është më mirë të prisni për pak kohë për një përgjigje të mirë sesa të përgjigjeni menjëherë me fjalë të kota. Njerëzit nuk do të kujtojnë se sa kohë iu desh t’i përgjigjeni pyetjes, pasi ata ngelin të impresionuar nga mendimet tuaja të mahnitshme dhe logjike.

Shmangiuni pyetjes me shkathtësi

Ne të gjithë kemi atë moment kur dikush pyet një pyetje të papërshtatshme. Ndonjëherë, nuk është e nevojshme t’i përgjigjeni çdo pyetjeje që hedhin mbi ju. Ndërsa ju mendoni dhe bëni një pauzë, mund t’i devijoni pyetjes nëse nuk ndiheni të gatshëm për t’u përgjigjur ose thjesht nuk e dini përgjigjen. Robert Macnamara e përmblodhi këtë kur tha:

Kurrë mos iu përgjigjni një pyetjeje që iu drejtohet. Përgjigjuni pyetjes që do të dëshironit t’ua pyesnin.
Funksionon për çdo situatë. Ndërsa nuk po iu përgjigjeni plotësisht asaj se çfarë personi tjetër po kërkon, ju jeni duke u dhënë atyre një përgjigje racionale dhe po shisni veten tuaj në të njëjtën kohë. Kjo është fuqia magjike e fjalës.

Zgjidhini fjalët tuaja para se t’i thoni me zë të lartë

Njerëzve të zgjuar nuk u mbahet goja. Ndërsa ata marrin një pauzë para se të përgjigjen, mendojnë për disa gjëra:

• Si mund të paraqes idetë e mia në një mënyrë që njerëzit mund t’i kuptojnë?
• Si mund të lë përshtypje me përgjigjen time?
• A do të jetë përgjigjja ime e papërshtatshme apo fyese?

Ndiqni rrjedhjen, përmbajtjen dhe kohëzgjatjen e përgjigjes tuaj në të gjitha dimensionet dhe ju patjetër mund të impresiononi dëgjuesit. Nëse është e mundur, krijoni një hartë në mendjen tuaj dhe përfshini të gjitha pikat që doni të ndani me audiencën.

Ju nuk keni pse të flisni më shumë kur përgjigjeni për një pyetje. Ndonjëherë më pak është më mirë. Mos i krijoni vetes shumë presion për të dhënë përgjigjen e “përsosur”. Në shumicën e situatave, nuk ka një përgjigje absolute. Nuk ka edhe një rubrikë sesa politikisht korrekte është përgjigjja juaj.

Për të dhënë një përgjigje inteligjente, ju thjesht bëni një pauzë dhe mendoni për atë që dëshironi të thoni, merrni frymë thellë dhe përgjigjuni me vetëbesim. Sa më shumë ta praktikoni këtë metodë, aq më të mprehtë do të bëheni dhe do i përsosni aftësitë tuaaj në përgjigjen korrekte të pyetjeve që iu bëhen në çdo kohë.

burimi: lifehack.org

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0