Numri i kompanive që po vendosin një javë me 4 ditë pune po shtohet. Ky trend i ri po përhapet shpejt në Mbretërinë e Bashkuar, por dhe SHBA nuk mbetet shumë prapa. Ndonëse mund të duket si një mënyrë krijuese për të rekrutuar dhe mbajtur punëtorët më të aftë, dita e pestë e punës nuk është rrënja e vërtetë e problemit. Ja pse ky opsion nuk do të zgjidhë atë që po ndodh nën sipërfaqe.
Nuk është për t’u habitur që punonjësit po punojnë shumë orë dhe po stresohen çdo ditë e më shumë. Gjatë pandemisë, bizneset u detyruan të përshtatnin oraret fleksibël dhe hibride për punonjësit të tyre. Siç rezultoi, punëtorëve u pëlqente të kishin opsione. Në përpjekje për të reduktuar stresin dhe për të ofruar më shumë fleksibilitet, organizata të tilla si Panasonic, Kickstarter, madje edhe disa shkolla po shqyrtojnë zbatimin e një jave me katër ditë pune.
Ndërsa fleksibiliteti dhe stresi i reduktuar janë një ndër qëllimet më të rëndësishme për menaxherët e punonjësve, ka disa arsye pse një javë pune katër-ditore mund të mos jetë zgjidhja e duhur.
Tre arsye përse java me 4 ditë pune nuk do ta zgjidhë lodhjen afatgjatë:
1.Nuk trajton çështjen thelbësore se si punojmë, por sa ditë shkojmë në punë.
Eliminimi i të premteve nuk e zgjidh çështjen e ndërprerjeve të vazhdueshme dhe ditëve të mbushura me takime, emaile, dhe mesazhe. Janë zakonet tona të punës (dhe shpërqendrimet që vijnë me to) që kontribuojnë në rritjen e stresit. Ndërsa reduktimi i orëve të punës mund të shtyjë fillimin e stresit, injorimi i problemeve thelbësore në kulturën tonë të punës dhe zakonet e përditshme, do të sigurojë në mënyrë të pashmangshme që të mbetemi në të njëjtën rrugë stresuese.
2.Ajo ende mat punën me kohë.
Përdorimi i orës për të menaxhuar fuqinë punëtore është një formë dembele. Performanca duhet të matet me rezultate dhe jo me kohë. Arritja e kësaj qasje është e vështirë për t’u bërë dhe prandaj shumica e kompanive nuk arrijnë të shkëmbejnë kohën për para. Menaxherët zakonisht nuk janë të gatshëm t’u japin individëve autonominë dhe fleksibilitetin për të bërë punën e tyre në mënyrën më efikase – gjë që në fakt do t’i jepte agjencisë dhe më shumë kënaqësi në punë. Ironia është se java e punës katërditore kërkon edhe më shumë kohë ditore të shpenzuar në zyrë, sesa një javë pune tradicionale, vetëm për ta shpërblyer atë kohë me një ditë shtesë pushimi. Jashtë punës njerëzit do të fitojnë më shumë liri dhe fleksibilitet, por në zyrë, ata do të ndihen ende të lidhur me zinxhir në tavolinën e tyre. Koha nuk ka qenë kurrë matja e duhur e performancës së punës.
3.Punonjësi me arritje të larta do ta injorojë dhe ai me arritje të ulëta do të përfitojë.
E mbani mend projektin katastrofik të grupit në shkollën e mesme? Ai ku personat me arritje të larta bënin 99% të punës, ndërsa përtacët merrnin një 10 shumë lehtë? Në mënyrë të ngjashme, me një javë pune katër-ditore, punonjësit me arritje të larta do të vazhdojnë të jenë efikas dhe do të vazhdojnë të grumbullojnë më shumë punë derisa të përfshihen nga stresi. Personat me arritje të ulëta do të gëzohen për balancën e tyre të re, punë-jetë për disa javë, derisa të fillojnë të ndihen gati për të punuar përsëri më pakm me të njëjtën pagesë.
Çfarë duhet të bëni në vend të një jave pune 4-ditore:
- Jepuni punonjësve fleksibilitet dhe autonominë për të kryer punën e tyre si dhe kur duhet. Vendosni pritshmëri për orare të caktuara kur të gjithë duhet të jenë të disponueshëm dhe jepni autonomi për pjesën tjetër të kohës së tyre. Vendosni flukse pune asinkrone, për të siguruar që fleksibiliteti është i mundur.
- Matni performancën sipas rezultateve, jo sipas orëve. Kjo është e vështirë të bëhet pa rezultate të qarta. Bëni punën e vështirë, sqaroni se çfarë prisni nga secili rol dhe përcaktoni se për çfarë është përgjegjës secili person. Pastaj masni performancën bazuar në ato pritje.
Fatkeqësisht, sfidat thelbësore në fuqinë punëtore të sotme nuk mund të zgjidhen thjesht duke pasur një fundjavë të gjatë. Kthimi në një javë pune katër-ditore është një përgjigje e cekët ndaj një problemi të thellë. Në vend të kësaj, investoni kohë dhe përpjekje në përcaktimin e roleve dhe pritshmërive .Bëni takime me anëtarët e ekipit individualisht për të diskutuar se si, kur dhe ku punojnë më mirë. Dhënia e lirisë dhe fleksibiliteti punonjësve që u nevojitet për të qenë produktiv, do të sjellë rezultate shumë më të mira.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.