Stresoheni për të marrë një vendim të vështirë? Bëjeni të lehtë me “Rregullin  5-minutësh të shkallëve” - Business Magazine Albania

Stresoheni për të marrë një vendim të vështirë? Bëjeni të lehtë me “Rregullin  5-minutësh të shkallëve”

vendim

Të zënë me punën dhe jetën, shpesh nuk u japim vëmendjen që meritojnë vendimeve të vështira. Për fat të mirë, ka një mënyrë të thjeshtë për ta kapërcyer atë — dhe zgjat rreth 5 minuta.

NGA JEFF STEEN

Ka dy gjëra që sjellin stresin: Përballja me një vendim të vështirë dhe nevoja për ta marrë atë shpejt.

Udhëheqësit shpesh vihen në pozita të pamundura vendim-marrëse. Të pushoni nga puna një punonjës që sillet keq apo thjesht t’i jepni një paralajmërim të ashpër? Të harxhoni të gjithë fondet tuaja të marketingut në një produkt dhe shpresoni që ai të rritet, apo ta shpërndani buxhetin dhe të shikoni se çfarë fitoni? Të kthehesh në shtëpi në kohë për darkën familjare apo të përfundosh raportin e investitorit që pritet në mëngjes?

Ashtu si me shumicën e vendimeve kryesore të jetës, kam parë se është jashtëzakonisht e dobishme të konkretizoj faktet në një format të shkruar, që është i lehtë për t’u kuptuar dhe sa më objektiv.

Ja se si përdor “rregullin e shkallëve” për t’u ngjitur, një shkallë në një kohë, drejt një zgjidhje:

Hapi i parë: Bëjini vetes 2 pyetje të thjeshta që e përcaktojnë qartë vendimin.

  • A do të ketë ky vendim një ndikim të matshëm apo të dukshëm tek njerëzit e mi, kompania apo shoqëria ime?
  • A varet ky vendim nga koha?

Nëse përgjigjia për të dyja është “jo”, merrni frymë thellë. Ky vendim nuk është aq kritik për misionin sa keni menduar dhe mund të merrni pak kohë për ta konsideruar atë. Kthehuni te këto pyetje më vonë. Nëse përgjigjia për njërën është “po” ose “ndoshta”, lëvizni në shkallën e dytë.

Hapi i dytë: Jepini vetes hapësirë dhe kohë për t’u fokusuar tek vendimi.

Ndani pesë minuta për t’u përqendruar vetëm në vendimin që duhet të merrni. Hiqni shpërqendrimet duke mbyllur derën e dhomës ose zyrës suaj.

Me një mundësi për t’u fokusuar, mund t’i drejtoheni vendimmarrjes aktuale.

Hapi i tretë: Përcaktoni të gjitha opsionet dhe rezultatet, duke i shkruar ato.

Në një copë letër, përcaktoni çdo opsion me një fjali. Fjali të shkurtër dhe përmbajuni asaj që dini (faktet dhe vëzhgimet e verifikuara).

Pranë çdo opsioni, shkruani një fjali të vetme që përshkruan rezultatin e mundshëm. Përsëri, qëndroni në atë që dini se është e vërtetë, e mundshme ose e provuar apo bazuar në fakte ose vëzhgime.

Ky është një hap kyç sepse ju lejon të hartoni rezultatet reale me vendimet reale. Ai gjithashtu thekson opsionet dhe rezultatet që janë të paqarta, të cilat kërkojnë më shumë përkufizim përpara se të merrni një vendim përfundimtar. Nëse koha lejon, sigurohuni që të dyja të jenë sa më të qarta.

Shkalla e katërt (maja e shkallës): Pasi të keni përcaktuar opsionet dhe rezultatet, theksoni ato që i shihni si më të rëndësishmet.

Rrethoni rezultatin më të mirë të mundshëm. Theksoni vendimin që i përgjigjet. Kjo është zgjedhja juaj numër 1.

Rrethoni rezultatin tjetër më të mirë dhe theksoni opsionin përkatës. Nëse, për çfarëdo arsye, zgjedhja juaj e parë nuk është e mundur, kjo është rezerva juaj.

Ky mund të duket si një ushtrim pa kuptim, por bën dy gjëra jashtëzakonisht mirë:

  • Së pari, ju detyron të mendoni për detajet dhe faktet e njohura të vendimeve tuaja, në mënyrë që të mos ndikoheni nga emocionet ose stresorët e jashtëm.
  • Së dyti, ajo stërvit mendjen tuaj për t’iu qasur vendimmarrjes në një mënyrë shumë objektive dhe të menduar. Ju madje mund të zbuloni se pas disa prej këtyre ushtrimeve, ju mund të ngulisni “rregullin e shkallëve” në kokën tuaj pa pasur nevojë të shkruani opsionet tuaja

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0