Pse na nevojitet një ditë në çdo javë për të qenë “të padisponueshëm”? - Business Magazine Albania

Pse na nevojitet një ditë në çdo javë për të qenë “të padisponueshëm”?


Neil Pasricha

Le të themi të vërtetën. Shumë prej nesh i urrejnë takimet. Ato qëndrojnë gjatë gjithë kohës në mendjen tonë dhe nuk na japin hapësirë të mendojmë për diçka tjetër. Mund t’i organizojmë në blloqet ku mbajmë shënime çdo gjë. Detyrohemi të udhëtojmë për to dhe përsëri kthehemi në mes të ditëve të punës. Dhe në çfarë rezultojnë zakonisht shumica e takimeve? Epo, shumë e thjeshtë…Në akoma edhe më shumë takime!

Kur punoja si drejtor  në “Walmart”, ditët e mia ishin të zëna plot me takime. Në fakt, të gjithë ishin kështu! Kur vendosa të jap dorëheqjen dy vjet më parë për t’i dhënë një mundësi vetes të operoj si autor i pavarur, mendoja se ditët e mia plot me takime kishin marrë fund.

E kisha shumë gabim!!

Tashmë, jam më i ngarkuar se kurrë. Nëse më përpara më duhej të merresha vetëm me takime, tani më duhet t’u përgjigjem telefonatave kërkimore, realizoj intervista nëpërmjet telefonit, drekoj me agjentë dhe zhvillues të ndryshëm web-i, thirrje konferencash në lidhje me tituj librash dhe publikime oraresh, intervista në radio dhe thirrje parapërgatitëse nga mediat. Dhe para çdo fjalimi që jap, gjithmonë ka një takim me klientin dhe planifikuesin e takimit për të sqaruar qëllimet dhe logjistikën për ngjarjen.

Takimet nuk të lejojnë asnjëherë të jesh i qetë.

Por problemi është se nuk kam mundësi t’i kushtoj më tepër vëmendje punës sime krijuese. Dhe nuk ka kohë për të! Nuk jam vetëm unë. Ndërsa bota jonë vazhdon të bëhet akoma dhe më e zënë e celularët tanë nuk pushojnë së tingëlluari nga mesazhet dhe telefonatat, po ju kushtojmë rëndësi gjërave më pak të rëndësishme. Dhe në qoftë se nuk jep diçka të re e të veçantë nga vetja jote, atëherë vlerat e tua fillojnë të shuhen pak nga pak.

Unë kam qenë një nga ata njerëz që zgjohen në orën 4 të mëngjesit ose qëndroja deri në atë orar duke punuar, ndërkohë të tjerët dremisnin. Shkruaja mijëra postime blog-u për ditë të tëra. Epo, nuk jam më i njëjti si më parë. Tashmë, sapo kthehem në shtëpi, shijoj kohën me bashkëshorten time dhe 2 djemtë e mi të vegjël. Asgjë nuk është ose nuk do të jetë kurrë aq e çmuar për mua, dhe unë i rezistoj ndikimit nga kushdo që nuk ka mundësi ose nuk dëshiron të krijojë hapësirë ​​për të dashurit e tyre. Unë kuptova diçka. Ajo që më duhej ishte të gjeja një mënyrë se si të bëja më shumë gjëra duke kursyer më tepër kohë. Dhe të jem i sinqertë, më nevojitej kjo gjë menjëherë. E përse do pyesni ju? Sepse në vitin tim të parë si një autor i pavarur me kohë të plotë, vura re se kishte momente që produktiviteti im ulej. Jo vetëm që më bëri të humbas vetëbesimin por edhe ishte shumë e sikletshme. Një rast tipik i tillë do të ishte: “Pra, si po shkon libri i ri? Oh, tani që lashë punën? Një tmerr i vërtetë!”

Më në fund e gjeta zgjidhjen që po kërkoja, e cila supozohet të më shpëtonte karrierën, kohën dhe anën time psikologjike. Në qoftë se edhe ti tani po e përjeton këtë gjë njësoj si unë, jam i bindur që të duhet kjo zgjidhje…Unë e quaj “ditët e padisponueshme!”

Ka vërtetë ditë ku unë jam totalisht 100% i pasdisponueshëm në të gjitha mënyrat dhe për këdo.

Lexo: 11 gabime që bëni me menaxhimin e kohës suaj

“Ditët e padisponueshme” janë kthyer në armët e mia sekrete. Ato më kanë ndihmuar të nxjerr më në fund përfitime dhe rezultate nga punët e mia krijuese. Le të bëjmë një krahasim të tillë:  Në një ditë të zënë plot me takime mund të shkruaja vetëm 500 fjalë. Ndërsa, në një nga “ditët e padisponueshme” nuk është çudi për mua të shkruaj deri në 5,000 fjalë. Në këto ditë unë jam 10 herë më produktiv sesa në ditët e mia normale.

Por, si i krijoj unë “ditët e padisponueshme?”

Shumë e thjeshtë. Shikoj kalendarin 16 javë përpara dhe për çdo javë, unë shënoj një ditë, si “të padisponueshme”. Dhe me të vërtetë që është e tillë. Nuk merrem me asgjë tjetër që ka të bëjë me punën dhe takimet, por i lejoj këto ditë ta bëjnë të gjithë punën për mua.

E përse 16 javë përpara? Numri i javëve nuk ka ndonjë rëndësi të madhe në krahasim me logjikën që qëndron mbrapa saj. Është një moment magjik në axhendën time. Është koha perfekte  për të shënuar “ditën e padisponueshme”, përpara se diçka tjetër të dalë pa planifikim dhe ta hedhë poshtë.

Nga ana tjetër unë e përfytyroj një nga “ditët e padisponueshme” të ulur në një makinë të blinduar, të rrethuar nga të gjitha anët me plastikë të trashë e të padepërtueshme. Asgjë nuk futet dot brenda, por edhe asgjë nuk mund të dalë jashtë. Takimet “përplasen” me xhamin e makinës dhe kthehen mbrapsht. Po kështu dhe mesazhet e telefonatat. Telefonin e mbaj gjatë gjithë ditës në “airplane mode”. Laptop-i im e ka jashtë funksionit Wifi-në. Asgjë nuk mundet të më shqetësojë.

Po përsa u përket emergjencave, si mendoni se ia bëj për to?

Në të vërtetë nuk ka asnjëherë diçka të tillë. Kur gruaja ime më pyeste se si do t’ia bëja me emergjencat që mund të ndodhnin, unë i thoja njësoj siç ia kanë dalë njerëzit dikur kur nuk kanë pasur telefona dhe kanë qenë të padisponueshëm pothuaj gjatë gjithë kohës. Asaj nuk i pëlqeu kjo gjë dhe vendosëm të biem në ujdi së bashku. Në këto ditë të veçanta, do ta hapja derën e makinës së blinduar vetëm për një orë në kohën e drekës. Kur e bëja këtë, më vinin mesazhe, thirrje të humbura pafund, një dyzinë me email-e, sekretaritë telefonike nuk kishin të mbaruar, dhe asnjë lloj emergjence nga gruaja ime. Kështu që pas disa muajsh, ne ndaluam së bëri atë gjë dhe nga ana tjetër vendosa thjesht t’i tregoja gruas sime se ku ndodhesha. Kjo e qetësoi sado pak atë, për faktin se n.q.s do të ndodhte diçka do ta dinte se ku do të më gjente.

Ia kam dalë ta praktikoj këtë rutinë për gati një vit. Asgjë e tmerrshme nuk ka ndodhur dhe kemi qenë më komfortë pa pasur asnjë lloj kontakti gjatë gjithë ditës.

 Si duken “ditët e padisponueshme” nga afër?

Unë i përfytyroj ato si dy komponentë. Aty ndodhet sekreti! Kur je në periudhën e këtyre ditëve, je në një stad tjetër, më efektiv dhe projektin e madh që je duke punuar do të realizohet hap pas hapi. Pastaj, kemi dhe “nitrot”. Këto mund t’i konsiderojmë si “asi nën mëngë”. Në qoftë se një problem lind, ato të nxjerrin nga situata. Më ndodhin shpeshherë momente stresi që më bëjnë të jem joproduktiv. Sigurisht, kjo na ndodh të gjithëve. Është më pak e rëndësishme përpjekja për t’i larguar ato, ndaj duhet të kemi diçka që të na ndihmojë me përmirësimin e shëndetit mendor, të cilën mund ta kemi kurdoherë. E cila është kjo gjë? Vajtja në palestër! Konsumoj një pako të vogël me bajame. Dal shëtitje në natyrë ose thjesht eci përgjatë rrugës. Pastaj, Thoreau thonte: “Unë besoj që natyra ka një dukuri magnetismi të pashpjegueshme, që kur rendim pas saj në mënyrë të pavetëdijshme, do të na çojë në rrugën e duhur”. Po çfarë tjetër? Mund të bësh një seancë meditimi për 10 minuta. Ose ndrysho vendin e punës. Në fakt, unë bëja dhe diçka tjetër. E fikja opsionin “airplane mode”, duke injoruar mesazhet dhe telefonatat dhe u dërgoja mesazhe zanore prindërve dhe miqve të mi të ngushtë, duke iu thënë se sa shumë i dua ata. Funksionon çdo moment, dhe të jem i sinqertë i kthehem menjëherë punës, pasi le ta pranojmë që askush nuk u përgjigjet këtyre telefonatave.

Por, çfarë do të ndodhte  në qoftë se kjo makinë e blinduar do të “dëmtohej”? Dua të them, që ndoshta mundet të më vinte një mundësi shumë e mirë për të mbajtur fjalim ose dikush që është më i rëndësishëm se unë ka mundësi vetëm këtë ditë ku unë jam i disponueshëm për t’u takuar. Alarm! “Dita e padisponueshme” është në rrezik. Çfarë mund të bëj?

Për këto raste unë kam një rregull shumë të thjeshtë. “Ditët e padisponueshme” nuk i eleminoj kurrë, por unë bëj ndonjë spostim të vogël gjatë fundjavës. Por, këtë gjë nuk mund ta bëj gjatë ditëve të javës. Këto ditë janë tepër të rëndësishme për mua, por nuk do të ishte problem n.q.s do të bëja një spostim nga e mërkura në të enjten ose në të premten. Gjëja më e bukur e kësaj rutine është se kur e shënon “ditën e padisponueshme” në kalendar, unë e “flija” mendjen që ajo ditë ishte e gjitha për mua. Do fillosh të ndihesh i inspiruar dhe kreativ që në momentin që ti vendos ta shënosh në kalendar.

Përpara se të zbuloja “ditët e padisponueshme” çdo gjë ndryshoi. Në fakt,edhe në fillim të njëjtën rutinë bëja. Shkruaja artikuj dhe mbaja fjalime por përsëri ndieja se diçka mungonte. Pastaj kur fillova të aplikoj shpikjen time në 2017, jeta ime mori një kthesë tjetër. Shkruajta një biografi prej 50,000 fjalësh, shkruajta dhe prezantova një fjalim 60 minutësh, përgatita propozime librash për tre librat e mi të ardhshëm dhe madje planifikova dhe regjistrova podacst-in tim të ardhshëm.

Pothuaj ka kaluar një vit që e përdor metodën e “ditëve të padisponueshme” dhe ju do të pyesni në qoftë se vazhdoj ta shënoj një ditë të tillë në kalendar.

Të jem i sinqertë…Jo.

Tani shënoj dy ditë të tilla!

Klea Isakaj

HBR

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0