1. Krenaria të bën të shpenzosh shumë para për marka të njohura
Ka marka të njohura, ka gjithashtu dhe kompani jo shumë të fashme që prodhojnë produkte. Markat e famshme kushtojnë më shumë sepse ti po paguan për marketingun dhe reklamat që qëndrojnë pas tyre, gjithashtu dhe privilegjin që ti po blen diçka me një emër të njohur. Sidoqoftë në shumicën e rasteve markat e njohura janë pothuajse identike me kompanitë më të përgjithshme. Diferenca e vetme mes tyre është çmimi në etiketë. Por shumë njerëz janë shumë krenar për të zgjedhur versionin e përgjithshëm.
Shumë milionerë madje edhe miliarderë këmbëngulin në blerjen e produkteve nga kompani jo shumë të njohura, për shkak se ata nuk duan të paguajnë asnjë cent më shumë nga ç’duhet. Dhe kjo është pikërisht mënyra sesi ata kanë arritur të jenë kaq të pasur.
2. Krenaria të detyron të bësh të njëjtat gabime financiare
Shumë njerëz mund të kenë investuar një pasuri të të tërë në një biznes që vazhdon të dështojë. E megjithatë, pavarsisht kësaj ata vazhdojnë të investojnë para në këtë “humnerë të madhe”. Ata janë tepër krenarë të pranojnë se kanë bërë një gabim të madh dhe një investim shumë të keq.
Të bësh të njëjtën gjë herë pas here me një kosto të konsiderueshme, vetëm sepse ke frikë të pranosh realitetin dhe ndihesh i paragjykuar, atëherë krenaria po ta bën kokën lëmsh.
Nëse je duke shpenzuar para në të njëjtin problem, në të njëjtën mënyrë apo nëse refuzon të pranosh problemet që ke me buxhetin, ti je duke i bërë dëm vetes. Ky është dhe një problem i kumarxhijve, ata mbulojnë humbjet e tyre me më shumë para dhe vënë më shumë baste të cilat i çojnë në shkatërrim.
Është mirë të bësh një hap mbarpa, të vlerësosh situatën dhe të thuash: “Kjo nuk po funksionon, duhet të tërhiqem.” Fatkeqsisht ky është një mësim që njerëzit marrin kur ata mbeten trokë.
3. Krenaria iu pengon të menaxhoni paratë
Krenaria është një pengesë e madhe kur vjen puna të dijet. Askush nuk e pranon faktin që nuk e di diçka vetëm sepse është tepër krenar. Në vend që të të lodheni me supozime, të gaboni dhe të humbisni para duhet të pranoni faktin që keni nevojë për ndihmë. Pavarsisht moshës që keni, 16 apo 66 vjeç, nuk është asnjëherë vonë të mësoni se si të më menaxhoni paratë tuaja. Ekzistojnë kurse, seminare online, libra, këshillues financiar dhe shumë mundësi të tjera që do t’iu ndihmojnë në këtë drejtim.
4. Krenaria iu bënë të paguani për gjëra që nuk iu nevojiten
Një miku im kishte disa probleme me makinën e tij, kështu që ai e çoi në një servis për të gjetur zgjidhjen. Mekaniku e bindi se makina e tij kishte më shumë probleme nga sa mendohej. Lista ishte shumë e gjatë por gjithashtu dhe fatura, vlera e së cilës ishte 2,ooo dollarë. Kur e pyeta shokun tim se përse nuk shkoi për të pyetur diku tjetër, ai më tha se nuk donte të dukej keq duke marr makinën e të largohej. Ai gjithashtu nuk donte që mekaniku të mendonte se ai nuk e përballonte dot këtë çmim.
Mendimi im për të dyja përgjigjet që ai më dha është… e kujt i intereson? Është thjesht një mekanik, mendimi i tij nuk është problemi jot. Ndërsa paratë që shpenzon, ato po janë vërtet një problem i madh.
Në fund, pas kontrrollit që i bëmë faturës doli se shumë nga puna që ai do të bënte me makinën ishte e panevojshme dhe për më tepër shumë e shtrenjtë. Nëse miku im do ta kishte marrë makinën prej aty për ta kontrrolluar diku tjetër, ai do të kishte kursyer 800 dollarë. Por krenaria bëri punën e saj.
Nëse është vërtetë një punë e rëndësishme që duhet bërë qoftë për makinën, shtëpinë, një paisje apo çdo gjë tjetër, mos ki frikë të largohesh. Mos e lejo krenarinë të të detyroj të paguash për diçka që ti nuk e do. Mos harro, nëse je në mëdyshje atëherë largohu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.