Pse iPhone 7 do të shkaktojë rënien e të ardhurave të Apple? - Business Magazine Albania

Pse iPhone 7 do të shkaktojë rënien e të ardhurave të Apple?


Dy vite më parë analistët nuk mund të gjenin shkaqet që çuan drejt një raporti financiar të jashtëzakonshëm të Apple. Iphone 6 dhe 6 Plus, dy telefonët e parë të kompanisë me ekrane të mëdha, thyen parashikimet e Wall Street.

Apple kishte thyer rekorde duke shitur 74.5 milionë telefonë në 90 ditë. Sot, në 2017-ën, Apple pritet të publikojë raportin e tre mujorit të fundit të 2016-ës dhe entuziasmi nuk është i njëjti.

Tashmë iPhone është shndërruar në produktin më të rëndësishëm të Apple i cili gjeneron 2/3 të shitjeve të kompanisë.

Viti 2016 bëri që jo vetëm Apple por edhe kompanitë e tjera të shënonin rënie. Analistët tani parashikojnë që Apple do të ndërpresë për herë të parë pas 1 viti rënien e shitjeve.

Telefonët e rinj, iPhone 7 dhe 7 Plus sollën kamera më të mira dhe rezistencën ndaj ujit dhe pluhurit. Por dizajnet janë të njëjtat me iPhone 6 dhe 6 Plus. Për këtë arsye shumica e konsumatorëve mbajtën telefonët e vjetër thotë analisti i Barclays.

I gjithë tregu i telefonëve inteligjentë pati rënie në 2016-ën. Sipas IDC-ës rritja ishte me 0.6 % në 1.45 miliardë njësi, shumë më pak sesa rritja prej 10.4% në 2014 dhe 2015.

Gjithashtu tre mujori i parë i 2017-ës pritet të jetë një zhgënjim thonë analistët. Pak nga kërkesa në rënie dhe pak nga ndryshimet që priten me iPhone 8, Apple e pret një vit i vështirë deri në fundin e tij.

Më 5 Shtator kompania shënon 10 vjetorin e produktit. Me shumë gjasa do të përmbajë ndryshimet që të gjithë po presin prej dy vitesh.

Burimi: pcworld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0