Pse është kaq e vështirë të ndërtosh një biznes/startup?

Pse është kaq e vështirë të ndërtosh një biznes/startup?


Të ndërtosh një biznes është shumë e vështirë.

Është një luftë që fillon në mendjen tuaj dhe shumica nuk arrijnë t’ia dalin përballë pengesave të shumta gjatë rrugës.

Pra pse është e vështirë të ndërtosh dhe zhvillosh një startup?

Po rendisim për ju katër arsye kryesore.

1. Ti po krijon diçka nga asgjëja

Edhe nëse është diçka që është bërë dhe më parë apo nëse është një ide që askush nuk e ka parë asnjëherë, një startup është diçka që nis si një ide dhe duhet të përshtatet me realitetin.

Kjo është vështirësia e parë, të cilën shumica nuk e kanë kaluar dot.

Mendojeni kështu, ju keni 2 milionë copëza të një puzzle-i, por akoma nuk e keni të qartë figurën e tij për ta ndërtuar. E vetmja gjë që mund të bëni për ta plotësuar është të ndiqni imagjinatën tuaj.

Biznesi është po e njëjta gjë, ti fillon më një ide apo imazh të caktuar që ke në kokë dhe të duhet t’i japësh jetë kësaj ideje.

Duhet t’ia shpjegosh atë ekipit tënd, investitorëve dhe klientëve. Ata që e kuptojnë janë dhe ata që do të ndihmojnë ta krijosh këtë startup.

2. Ti je i pavendosur

Një startup kërkon shumë punë.

Nuk ka vend për dyshime kur kërkon të ndërtosh një biznes.

Shumë njerëz e krahasojnë startup-in me të paturit e një fëmije. Një fëmijë kërkon përkushtim për tu rritur.

Është një punë me kohë të plotë dhe atëhere kur nuk e menaxhon dot të jesh pranë tij duhet të sigurosh kushtet e nevojshme që ai të rritet siç duhet.

Një fëmijë nuk mund të rritet pa ushqim, përkujdesje, dashuri dhe siguri nga prindërit e tij.

Të kesh pasiguri në gjërat që do nuk do të garantojë sukses. Dyshimet ju çojnë shumë larg qëllimit tuaj.

Dyshimet do t’jua bëjnë udhëtimin tuaj shumë të vështirë.

3. Kultura dhe mjedisi

Megjithëse shumica e njerëzve mund ta konsiderojnë si një justifikim:

Jo të gjithë ndodhen në Silicon Valley apo New York.

Ti mund të jesh duke bërë gjërat e duhura, por ndoshta mjedisi dhe kultura e tij po e pengojnë rritjen e startup-it tënd.

Por, kjo nuk do të thotë që është e lehtë të krijosh një kompani në Valley, sepse kudo ka shumë sfida me të cilat duhet të përballesh.

Disa nga sfidat janë të ndryshme sepse dhe kultura e ambienti janë të ndryshëm.

Por është shumë më e vështirë për dikë në botën e tretë për të ndërtuar një kompani që kërkon të arrijë të njëjtat përmasa dhe impakt me një kompani nga bota e parë.

Është e vështirë, por jo e pamundur.

4. Gjërat përtej kontrollit tuaj

Shumë startup-e nuk dështojnë për shkak të mungesës së përpjekjeve, mungesës së inteligjencës apo mungesës së parave. Përkundrazi, ne shohim kompani me dhjetëra miliona në financim, të drejtuar nga mendjet më të ndritura dhe ato ende përsëri dështojnë, zakonisht për shkak të elementeve që janë jashtë kontrollit të tyre.

Janë disa gjëra që mund t’i kontrollojmë, për shembull, përpjekjet dhe strategjitë tona. Dhe pastaj janë ato gjëra që mund të ndikojnë në biznesin tonë mbi të cilat nuk mund të kemi absolutisht asnjë kontroll, për shembull ekonomia, konkurrentët dhe ndryshimet teknologjike.

Në raste të tilla, është më mirë të përqendrohemi në atë që mund të kontrollojmë dhe të shpenzojmë më pak kohë duke u shqetësuar për atë që nuk e kontrollojmë dot. Vetëm bëni më të mirën tuaj.

Në fund të fundit sipërmarrja është një hap besimi.

Fillimi është i vështirë edhe nëse jeni i suksesshëm. Pjesa më e rëndësishme e biznesit tuaj është mendja juaj. Nëse mendja juaj është e brishtë, biznesi juaj do të jetë i brishtë dhe çdo sfidë do të duket e vështirë.

E vetmja mënyrë për të siguruar që do të keni sukses është duke u kujdesur më shumë rreth startup-it tuaj më shumë se kushdo tjetër. Mjaft u ankuat dhe përqëndrohuni në ndërtimin e krijesës suaj.

/Medium

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0