Pse bëjmë thashetheme? - Business Magazine Albania

Pse bëjmë thashetheme?


Nga Anisa Tahiri, Psikologe

Thashethemet janë një element i rëndësishëm i filmave dhe jetës së përditshme. Ato gjenden kudo: në familje, në shoqëri por dhe nëpër zyra. Mbi 90% e punonjësve të intervistuar në SH.B.A dhe vendet e Europës Perëndimore, pranuan se kishin bërë thashetheme në ambientet e punës. Një studim tjetër tregon se njerëzit bëjnë thashetheme 65% të kohës që flasin. (Për më shumë shiko: Dunbar,2004).

Arsyeja pse thashethemet janë kaq prevalente është se të bërit thashetheme krijon një lidhje të veçantë mes personave. Pavarësisht se historia tregon që ka pasur pasoja konkrete për ata që kanë bërë thashetheme në punë (duke nisur që nga performanca e ulët në sytë e supervizorit, influencë të konsiderueshmë informale tek punonjësit e tjerë) kjo nuk e ndal aspak ritmin e përhapjes së tyre.

Po çfarë janë thashethemet?

Jo çdo bisedë është thashethem. Thashethemet mund të përkufizohen si bisedë mes punonjësve për një punonjës tjetër, ku ai vetë nuk është prezent për t’i dëgjuar. Nëse i vëzhgojmë me kujdes, do të kuptojmë që thashethemet bëhen kryesisht për të njëjtat tema: për ata që kanë ’nën kontroll’ paranë, informacionin dhe hapësirën. A duhet të ndiheni të kënaqur që të tjerët bëjnë thashetheme për ju? Ndoshta dhe po 😊. Vendosni ju më mirë.  

Lexo: Koha para ekraneve, si po ndikon tek gjumi?

Thashethemet u kujtojnë anëtarëve të grupit se çfarë konsiderohet me vlerë dhe çfarë konsiderohet sjellje e pranueshme në atë ambient. Së dyti thashethemet ekzistojnë që të ndëshkojnë ata që nuk i zbatojnë normat vendosura nga shoqëria. Por thashethemet përdoren edhe si konfirmues, “ Vallë mendon edhe A, njësoj si unë për B? Ndërsa, Rossnov (1977) mendonte që duke bërë thashetheme njerëzit mund të shkëmbenin lajme me njëri-tjetrin dhe të krijonin një “hartë sociale” të mjedisit se ku po punojnë. Një teori tjetër thotë se thashethemet janë argëtuese për individët; kështu duke bërë thashetheme individi largohet nga rutina dhe thashethemet shërbejnë si mjet shpërqëndrimi nga realiteti.

Me cilët kemi më shumë qejf të bëjmë thashetheme?

Zakonisht të preferuarit tanë janë të të njëjtës gjini, të moshave të ngjashme me ne dhe afërsisht në të njëjtin nivel në punë. Individët mblidhen e bëjnë thashetheme për shefat, klientët,  kolegët apo dhe se çfarë nuk u pëlqen në kompani.

Lexo: Impakti i karantinës, çfarë mund të bëjmë

A mund të jenë thashethemet pozitive?

Po! Thashethemet mund të jenë negative por edhe pozitive. Thashethemi pozitiv ndryshon nga ai negativ sepse ndryshon qëllimi dhe përmbajtja.  Nëse thashethemet janë se sa inteligjent, i talentuar dhe i motivuar një koleg është, atëherë këto thashetheme kryejnë funksionin e krijimit të një modeli ideal.

Duhet të kuptojmë që thashethemet janë një fenomen i pashmangshëm dhe ato nuk do të ndalojnë së qëni pjesë e ambienteve të punës. Dhe fatkeqësisht nëse janë negative, mund të rrënojnë një reputacion dhe të dëmtojnë të ardhmen e individit. Por edhe nëse mundohesh t’i eleminosh, atëherë do të kthehen më fuqishëm; do të ketë më shumë thashetheme sesi ‘nuk lejohen thashethemet’.  Ndaj na mbetet vetëm të mundohemi të jetojmë me këtë fenomen dhe ta kthejmë në aleat!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0