Prova të reja klinike për trajtimin e sëmundjes Alzheimer -

Prova të reja klinike për trajtimin e sëmundjes Alzheimer

Alzheimer

Këtë vit pritet të fillojë një provë e re klinike në Britani, që përfshin modifikimin e gjeneve me synimin për të ndalur llojin e trashëguar të sëmundjes së Alzheimer-it. Ky lloj i sëmundjes përbën më pak se një për qind të njerëzve të prekur nga Alzheimer-it, por shkencëtarët besojnë se do të avancojë hulumtimet për demencën.

Për shumë vite, provat dhe studimet rreth Alzheimer-it kanë treguar se trajtimi i kësaj sëmundjeje në fazat e hershme, përpara dëmtimit të trurit dhe përparimit të saj, është jetik.

Shkencëtarët thonë se skanimet dhe testet e tjera gjenetike mund të tregojnë patologjinë dhe shenja në tru shumë kohë përpara se njerëzit të kenë simptoma, por për momentin nuk ka asgjë që mund ta ndalë sëmundjen.

Në Laboratorin e Zbulimit të Ilaçeve në Universitetin e Londrës, shkencëtarët janë në fazat shumë të hershme të prodhimit të një ilaçi kundër Alzheimer-it. Ata po kryejnë eksperimente, duke krijuar qeliza artificiale të trurit dhe duke testuar një mori përbërjesh në qelizat e trurit, përfshirë neuronet.

Sir Mark Pepys është profesor i fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Londrës. Ai ka zhvilluar ilaçin miridesap, i cili largon serumin e amiloidit të proteinës që lidhet me Alcajmerin. Efekti i ilaçit është akumulues, kështu që shpresohet që nëse administrohet mjaft herët, mund të ndalë përparimin e sëmundjes.

Një provë klinike me ilaçin miridesap është tashmë duke u zhvilluar në Universitetin e Londrës.

Profesor Pepys thotë se duhet treguar kujdes me ilaçin, duke vënë në dukje se shkencëtarët ende nuk e dinë saktësisht se çfarë e shkakton vdekjen e qelizave të trurit që çon në humbjen e kujtesës dhe zhvillimin e sëmundjes së demencës.

“Ilaçi futet në gjakun e pacientit. Në momentin kur ilaçi dhe serumi i amiloidit të proteinës, që shkakton Alcajmerin, ndeshet me një qelizë të mëlçisë, gjë që e bën pothuajse në çast, qeliza e mëlçisë e heq dhe e shkatërron atë”, thotë ai.

Prova klinike fillimisht ishte planifikuar të bëhej me 100 pacientë, gjysma e të cilëve do të merrnin ilaçin dhe gjysma tjetër një placebo.

Për shkak të masave kufizuese të pandemisë së Covid-19, prova u shty dhe përfundimisht u zvogëlua numri i pjesëmarrësve në më pak se 50.

Studimi do të përfundojë në fund të vitit 2024 me rezultatet fillestare që priten në vitin 2025.

Lexo: 7 plazhe shqiptare që duhet t’i vizioni me patjetër këtë verë!

Ka studime që kërkojnë metoda alternative të trajtimit të Alzheimer-it dhe formave të tjera të demencës, përfshirë atë të modifikimit të gjeneve të trashëguara të Alzheimer-it. Kjo metodë ofron një mënyrë për të bllokuar procesin natyror të qelizave, në këtë rast një proces që mund të çojë në sëmundje degjenerative të trurit. Njerëzit me formën gjenetike të Alzheimer-it e dinë nga brezat e mëparshëm të familjes se kur ata kanë gjasa të shfaqin simptoma.

“Ne në fakt do të fillojmë një provë të quajtur Parandalimi Parësor me njerëz me sëmundje gjenetike të Alczheimer-it, të cilët e dinë se kanë një mutacion, por janë rreth 25 vjet para shfaqjes së simptomave. Qëllimi i provës klinike është të kuptojmë nëse një terapi anti-amiloide për këta njerëz mund të parandalojë sëmundjen. Ne do ta fillojmë provën në muajt e ardhshëm, gjë që mendoj se është vërtet emocionuese”, thotë Cath Mummery, udhëheqëse e Provave Klinike për Sëmundjen e Alcajmerit në Universitetin e Londrës.

Ndonëse studimet po zgjerohen në këtë fushë, do të duhen shumë vite para se shkencëtarët të dinë nëse këto ilaçe mund të përdoren gjerësisht nga spitalet për trajtimin e pacientëve me Alzheimer.

VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0