Programi YSAP shpall studiuesit fitues në Shqipëri

Programi YSAP shpall studiuesit fitues në Shqipëri


YSAP (Young Scientists Acceleration Program) programi i shkencës që ju vjen në ndihmë studiuesve dhe shkencëtarëve të rinj, i realizuar nga organizata joqeveritare DDAER, me mbështetjen financiare të Philip Morris, shpalli fituesit e konkursit të parë kombëtar. Mes një sërë aplikimesh të dorëzuara në portalin e vënë në dispozicion të të interesuarve, janë përzgjedhur 3 projekte fituese nga fusha e mjekësisë dhe bujqësisë.

Shkencat natyrore, Mjekësi – Vlerësimi i embrionit në kushte të ndryshuara fiziologjike pas vlerësimit gjenetik në fazën e blastocistit, me studiuese Emi Gliozheni. Në fushat e bujqësisë dhe inxhinierisë u përzgjodh një projekt që i gërsheton të dyja këto fusha në një zbatim të vetëm: AutoFarm: Bujqësia e Automatizuar, nga studiuesi Donald Selmanaj. Ndërsa në sferën e shkencave të natyrës, u mbështet projekti kërkimor “Testimi i zeoliteve artificiale të përftuara nga mbeturinat industriale si katalizatorë për funksionalizimin e përbërjeve fenolike, që do të përdoren në prodhimin e barnave”, nga studiuesja Silvana Gjyli.

Të tre studiuesit e përzgjedhur, të cilët zotërojnë titullin shkencor PhD, kanë përfituar bursa studimore, qasje në kurse dhe biblioteka online, si dhe konferenca dhe revista shkencore. Gjithashtu, ata do të marrin të gjithë mbështetjen e nevojshme për të zhvilluar dhe zbatuar propozimet e tyre. Bazuar në projektet e paraqitura, komisioni përzgjedhës i përbërë nga profesorë të Universitetit të Tiranës, ka vlerësuar vizionin e aplikantëve por edhe prakticitetin, planin e kërkimit shkencor si dhe argumentimin për mënyrën e shpenzimit të bursës.

Lexo: Startup, ja 5 fituesit e IDEA 2019

Programi YSAP (Young Scientists Acceleration Program), u vjen në ndihmë shkencëtarëve të rinj, por edhe ndihmon në zhvillimin e shkencës në Shqipëri. Aplikimet në këtë program kanë qenë të hapura prej muajit Mars duke u dhënë kohën e mjaftueshme për regjistrim të gjithë studiuesve të rinj me 2-7 vite përvojë, kandidatë ose të diplomuar në nivelin pas universitar PHD, që demonstrojnë propozime teknike konkrete dhe janë premtues falë rezultateve të arritura deri më tani.

Interesi i studiuesve dhe kërkuesve shkencorë ka qenë i lartë. Në portal janë regjistruar një sërë projektesh kërkimore shkencorë të fushave të ndryshme si në shkenca natyrore, mjekësi, bujqësi, inxhinieri, shkenca kompjuterike si dhe telekomunikim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0