Programi Kombëtar i Praktikave të Punës - Zbulo veten tënde, bëhu pjesë e diçkaje më të madhe! - Business Magazine Albania

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës – Zbulo veten tënde, bëhu pjesë e diçkaje më të madhe!

Praktikave të Punës

Jepi vetes mundësinë të përfitosh përvojë pune pranë institucioneve publike dhe private.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Thirrja e gjashtë e Programit është një mundësi për të gjithë të rinjtë nga 21 deri në 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor” dhe nuk kanë qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme.

Qëllimi i vërtetë është përvoja e punës

Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë dhe qëllimi mbetet përfitimi i një përvoje kualifikuese për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale, akademike dhe personale.

Rreth Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, shpall thirrjen e gjashtë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, në Administratën Shtetërore, Njësitë e Vetqeverisjes Vendore, Institucione Publike të Pavarura dhe Institucione të tjera private.

Zgjidh institucionin në qytetin ku ti jeton, dhe bëhu pjesë e Programit, për të fituar eksperiencën e dëshiruar të punës!

PËRSE TË APLIKONI?

  • Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e kompetencave profesionale, akademike dhe personale. Programi ju mundëson njohjen me institucionet e administratës shtetërore dhe institucione të tjera publike apo private.
  • Gjatë fazës së parë të këtij programi do të realizoni detyra dhe angazhime në institucionet përkatëse, bazuar në një plan pune tre – mujor, të drejtuar nga një mbikqyrës.
  • Pas përfundimit me sukses të fazës së parë të programit do të pajiseni me certifikatë të lëshuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Departamenti i Administratës Publike.

Programi shkurtimisht

Faza e parë e programit: Praktika do të zgjasë tre muaj e do të zhvillohet përgjatë periudhës 16 Gusht 2021 – 16 Nëntor 2021

Aplikimi është i mundur në faqen: http://praktika.arsimi.gov.al/

Hapja e Thirrjes: 9 Korrik 2021

Mbyllja e Thirrjes: 31 Korrik 2021

Shpallja e fituesve:  6 Gusht 2021

Fillimi i praktikës: 16 Gusht 2021

Profilet e kërkuara: http://praktika.arsimi.gov.al/?page_id=1107

Aplikoni në linkun: http://praktika.arsimi.gov.al/?page_id=38

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0