Në lidhje me programin e praktikës
Punonjësit tanë janë thelbësorë për suksesin e projektit tonë. Ne kemi për qëllim të identifikojmë, tërheqim dhe mbajmë kandidatët më të mirë të kualifikuar dhe jemi të angazhuar t’i ndihmojmë ata të zhvillojnë karrierën e tyre.
Qëllimi i Programit Internship TAP është që të ndërtojë një sërë talentesh për Industrinë Oil & Gas të Shqipërisë. Kjo është një mundësi e mirë për të punuar në një projekt në kohë reale në fushat kryesore funksionale të tij, duke punuar me ekspertë ndërkombëtarë dhe një mundësi e mirë për të ndërtuar rrjetin e karrierës tuaj. Një përvojë pozitive Internshipi mund të hapë rrugën drejt një karrierë të suksesshme.
Pozicionet e ofruara për intership janë:
-Accountant Intern
-Finance and procurement Intern
-AR&B Civil Engineer intern
-CSR Intern
-ESMS Intern
-ESMS Grievance
-Stakeholders Database Intern
Çfarë kualifikimesh duhet të kenë kandidatët:
- Kandidatët duhet të kenë diplomë në bachelor (studime universitare të plotë), ose aktualisht student i shkallës master jo më shumë se 26 vjeç.
- Kandidatët duhet të jenë të diplomuar ose të regjistruar në programet e studimeve që lidhen me mundësitë praktike në dispozicion në TAP në fillim të çdo procesi të aplikimit të praktikës.
- Kandidatët duhet të kenë përfunduar studimet e tyre ose janë të regjistruar aktualisht në një universitet që operon në Shqipëri.
- Kandidatët duhet të flasin rrjedhshëm anglisht dhe shqip dhe duhet të jenë në gjendje për të punuar në të dy gjuhët.
- Kandidatët duhet të kenë njohuri për aplikacionet standarde software.
- Kandidatët duhet të jenë në gjendje të sigurojnë angazhim në programin e internshipit për një periudhë të vazhdueshme prej katër muajsh të paktën 21/2 ditë në javë (20 orë / javë).
Përzgjedhja e kandidatëve
Kërkesat e mëposhtme zbatohen për programin e intershipit në TAP:
TAP pret që të ketë një numër të konsiderueshëm të kandidatëve për intershipin.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e hyrjes kanë të drejtë të aplikojnë duke dorëzuar kërkesën e tyre të plotë dhe dokumentacionin mbështetës.
Për t’u marrë në konsideratë, një aplikim duhet të përfshijë:
- Specifikimi i disiplinës së praktikës për të cilën është paraqitur kërkesa.
- Një letër motivimi jo më shumë se 250-300 fjalë, duke filluar motivimin e aplikantit, kualifikimin (aktivitetet shkollore dhe ekstra-kurrikulare) për rolin e aplikuar, pritjet nga Internship TAP dhe se si ai / ajo identifikohet me qëllimin e praktikës.
- Curriculum Vitae (me fotografi pasaporte)
- Dy letra reference personale.
Dokumentet e përmendura më lart, të gjitha në anglisht, duhet të dërgohen në TAP_internship@pendlpiswanger.al
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 18 Tetor 2016, ora 17:00.
Për më shumë informacion www.tap-ag.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto