Profesionistët për të cilët ka vërtet nevojë Shqipëria

Profesionistët për të cilët ka vërtetë nevojë Shqipëria


Të gjithëve na kanë pyetur kur kemi qenë fëmijë: Çfarë do të bëhesh kur të rritesh? Dhe përgjigjia ka qenë: mësues, mjek, ekonomist, pilot, astronaut etj… dhe në atë moment ëndërronim veten në atë profesion.

Por, pasi vitet kalonin dhe filluam të kuptojmë më shumë, të njihnim veten tonë, shoqërinë, vendin dhe njerëzit që na rrethonin, ëndrra jonë zbehej sepse aftësitë, mundësitë dhe shanset që ëndrra të realizohej, ishin të pakta dhe bëheshim të ndërgjegjshëm se sa e madhe është bota dhe sa të vegjël jemi ne para saj.

Dhe ja ku jemi sot 18, 20 apo edhe 25 vjeçarë me të njëjtën dilemë. Çfarë do të bëj në jetë?

Sigurisht që nuk mund të bëhen të gjithë mjekë, ekonomistë apo juristë.

Po çfarë po ndodh me profilet universitare në Shqipëri ?

Statistikat arsimore tregojnë tendencën alarmante drejt profesioneve për të cilat tregu i punës nuk ka nevojë. Mbi 50% e studentëve në vitin 2017 zgjodhën të studiojnë për shkencat humanitare dhe arte, teksa numri i studentëve në degët që lidhen me bujqësinë dhe turizmin ra përkatësisht me 24 dhe 57% në krahasim me pesë vite më parë.

Kush mund të jetë zgjidhja e gjithë kësaj problematike ?

Formimi dhe kurset profesionale janë alternativa më e mirë dhe më e shpejtë në këto kushte kur tregu ka nevojë dhe kërkesë të lartë për profesione, të cilat nuk korrespondojnë me profilet universitare të ndjekura nga të rinjtë. Qendrat e formimit profesional sigurojnë jo vetëm dhënie njohurish teorike, por gjithashtu edhe praktike ç’ka rrit nivelin e kualifikimit dhe sigurinë e punësimit pas mbarimit të kursit.

Aktualisht ka disa kurse formimi, dhe Instituti Profesional ATC  është mes tyre. Aty prej 6 vitesh përgatiten profesionistë në njëmbëdhjetë drejtime profesionale njëvjeçare dhe disa drejtime të tjera në periudhë më të shkurtër.

Programet dhe sistemi i mësimdhënies në ATC ngjason me sistemin dual gjerman, pasi teoria kombinohet me  praktikën në laboratorët modern, si edhe me praktikën profesionale intensive pranë kompanive partnere. Përfaqësuesit e ATC thonë se, “i kushtohet rëndësi e veçantë cilësisë së shërbimeve që ofrohen në këtë qendër si dhe mbështetjes për të gjithë kursantët që certifikohen pranë saj për t’u punësuar brenda dhe jashtë vendit, nëpërmjet zyrës së punësimit që vetë kjo qendër ka ngritur.

Mjediset e ATC gjenden në qendër të Tiranës, dymbëdhjetë laboratorë praktike, disa klasa teorie, një bar restorant për konkurse dhe aktivitete të ndryshme si dhe ambjente pritjeje dhe administrative.

Shkrim nga Ornela Boci

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0