Duke u ndalur në shkëmbimet tregtare ministrja Ekonomi u shpreh se “eksportet shqiptare të bulmetit, vajit të ullirit, mjaltit dhe bimëve medicinale tashmë janë shumë të suksesshëm në tregjet botërore. Së bashku me komunitetin e biznesit duhet të shikojmë mundësitë që këto produkte “Made in Albania” të mbërrijnë edhe në tregjet kubaneze”.
Ndërkohë ministrja e Ekonomisë i theksoi ambasadorit edhe nevojën e shkëmbimit kulturor nëpërmjet turizmit dhe jo vetëm.
Ministrja në vazhdim të bisedës u shpreh se “qeveria shqiptare e inkurajon Kubën për të shqyrtuar qëndrimin e saj në njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës”, gjë të cilën nuk e ka bërë ende.
Për këtë ambasadori u shpreh se “çështja është duke u marrë në konsideratë nga qeveria e Kubës”.
Gjatë bashkëbisedimit ambasadori Pedro Pablo San Jorge e vuri theksin në rëndësinë e hartimit të protokolleve të bashkëpunimit në shumë fusha midis dy vendeve.
Duke i bërë një panoramë të situatës në Kubë, ambasadori shprehu qasjen e politikës së Kubës kundrejt tërheqjes së investimeve të huaja në vend dhe suksesit të arritur me shumë vende të Bashkimit Evropian.
“ I vlerësoj mundësitë e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe shikoj se ekzistojnë oportunitete tregtare të shumta mes Kubës dhe Shqipërisë. Investimet shqiptare në Kubë janë të mirëseardhur” u shpreh ambasadori Pedro Pablo San Jorge.
Në këtë kuadër Ambasadori e pranoi propozimin e ministres Ekonomi për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve, përfshi edhe shtimin e kontakteve midis institucioneve përkatëse.
Ambasadori shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në turizëm, e sidomos tërheqjen e investimeve në marinat detare dhe fushat e golfit. Sikurse edhe për tërheqjen e investimeve shqiptare drejt Kubës në energji, atë te ujit dhe të erës, duke e konsideruar vendin tonë me eksperiencë në sektorin hidroenergjetik.
Ai përmendi gjithashtu interesin e pasjes të investimeve shqiptare në fushën e përpunimit të ushqimit, bujqësisë, ndërtimit dhe infrastrukturës si dhe të eksportimit të produkteve shqiptare drejt Kubës.
burimi: gazeta Dita
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto