

Si te jetojme me mire, 17 rregulla per nje jete me te mire
700.00L
Si mund të përfitosh më së miri nga 17 rregullat për të jetuar? Lehtë. Vetëm kujto se të gjithë ne kemi një koleksion të madh të shprehive të këqija, të cilat e dobësojnë mundësinë të arrijmë sukses në jetë. Secila nga rregullat që do të mësosh do të ndihmojnë të çlirohesh nga shprehitë e këqija, duke i zëvendësuar ato me më të mira.
Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar.
Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes.
Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme.
Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.
Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia, klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …



