Origjinalet
L1,400.00
Ky libër na mëson si të propozojmë idetë e reja dhe si të mos biem pre e mendimit kolektiv. Duke e mbështetur në studime befasuese dhe histori që përfshijnë fushat e biznesit, politikës, sportit dhe argëtimit, Grant na na jep dorë hap pas hapi si të dallojmë një ide me vlerë; si të ngremë zërin pa rrezikuar të na e mbyllin gojën, si të ndërtojmë aleanca, të zgjedhim kohën e duhur për të vepruar, të përballemi me dyshimin dhe frikërat, etj. Po ashtu, prindërit dhe mësuesit mund të shohin si mund t’ua ushqejnë origjinalitetin fëmijëve, dhe drejtuesit nga ana e tyre, mund të gjejnë disa mënyra se si mund të ndërtojnë kultura që janë të hapura ndaj mendimit ndryshe. “Origjinalët” është libri më i shitur i vitit 2016 në botën e librit në SHBA…
Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme. Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.
Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.
Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.
Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.
Vlerësime & Komente
Ende pa komente.