
Mjetet
850.00L
Mjetet që do t’i shndërrojnë problemet tuaja në krijueshmëri, vetëbesim dhe kurajë. Një libër revolucionues mbi rritjen personale që paraqet pesë mjete veçanërisht të efektshme për të ndryshuar jetën tuaj: Prandaj, ky libër është për të gjithë lexuesit që kanë përjetuar ose përjetojnë situata personale të pakëndshme: shmangie të problemeve ose personave që konsiderojnë problematikë, inat të pakontrollueshëm, ndjesi bllokimi, përmbytje me shqetësime (ankth, veturrejtje), ndjenjë dorëzimi dhe braktisjeje ndaj vetvetes.
Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar.
Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes.
Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme.
Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.
Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia, klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …



