Prodhimet organike, 200 kompani shqiptare marrin certifikatë - Business Magazine Albania

Prodhimet organike, 200 kompani shqiptare marrin certifikatë

Prodhimet organike

Tregu i prodhimeve organike kudo në botë po rritet me shpejtësi, duke sjelle një perspektive të mbarë për bizneset që kanë në fokus këto prodhime.

Albinspekt një njësi e financuar nga qeveria Zvicerane për krijimin dhe zhvillimin e infrastrukturës së bujqësisë organike në Shqipëri ka certifikuar deri më tani 200 biznese organike në të gjithë vendi të përfaqësuara nga ferma bujqësore.

Fermat organike shqiptare që zotërojnë këtë certifikatë u mundësohet eksporti në vendet të tjera. Po në mënyrë që këto produkte të eksportohen edhe në BE si organike ato duhet të përdorin metoda të prodhimit organik të përcaktuara në legjislacionin e BE, proces që auditohet nga një certifikues i akredituar nga BE. Produktet duhet të kenë logon organike të BE-së si edhe logon e standardit.

Autoritetet e BE mund të kërkojnë kontroll të shtuar të produkteve organike të importuara nga vendet jo-anëtare, përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor. Eksportimi i produkteve të frutave dhe perimeve organike të përpunuara në BE është i mundur vetëm me një certifikatë elektronike. Një sistem i ri i certifikatave elektronike për importet e produkteve organike është bërë i zbatueshëm që 19 prill 2017. Ai zëvendëson certifikatën e inspektimit që ka qenë në fuqi që nga viti 2008.

Lexoni: Një spot televiziv “ONE SHOT”, prezantohet për herë të parë nga një kompani shqiptare

Tregu organik në Europë po rritet me shpejtësi, me ritme dyshifrore nga viti në vit. Tregu më i madh Europe është Gjermania me gati 10 miliardë euro në vit. Por konsumin për frymë e ka më të lartë Zvicra, e ndjekur nga Danimarka dhe Suedia. Fakti që numri i përpunuesve dhe importuesve po rritet shumë më shpejt se sa numri i prodhuesve tregon se prodhimi organik nuk është në hap me kërkesën. Gjatë vitit të pandemisë tregu i këtyre prodhimeve pësoi ulje në BE për shkak të kufizimeve dhe importeve nga vendet e largëta.

Në vitin 2020, BE importoi 2.79 milionë ton produkte agroushqimore organike, një rënie prej 1.9% në krahasim me 2.85 milionë ton të importuar në vitin 2019. Partnerët kryesorë tregtarë në lidhje me importet e produkteve organike në BE janë Ekuadori (12%), Republika Dominikane (9%), Kina (8%) dhe Ukraina (8%).

Kompanitë shqiptare të prodhimeve organike që përfaqësohen me larmishmëri produktesh që nga mjalti, perimet, frutat dhe mishi dhe bulmeti, janë para një perspektive të mirë për të rritur fitimet në të ardhmen. Informacionet nga tregjet europiane tregojnë se prodhimet organike shiten me një çmime së paku 30% më të lartë se prodhimet e tjera ku përdoren kimikatet industriale.

Zhvillimi i prodhimeve organike u shkon për shtat fermave të vogla shqiptare, të cilat janë të organizuara në sipërfaqe të vogla dhe vuajnë copëzimin e lartë të tokës. Duke prodhuar produkte me vlerë të shtuar ato rrisin fitimet, të cilat në Shqipëri favorizohen edhe nga sezoni dhe klima tipike mesdhetare.

Vitet e fundit eksportet e prodhimeve bujqësore janë rritur, teksa gjithnjë e më shumë fermerë po priren për të rritur diversitetin e prodhimeve, cilësinë e tyre dhe nuhatjen për gjetjen e tregjeve të reja të eksportit.

/monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0