Pro ISB, 3 mijë euro për projekt-idenë më të mirë nga sipërmarrësit e rinj

sipërmarrësit e rinj

Dhoma e Tregtisë së Diasporës në bashkëpunim me Unionin e Sipërmarrësve të Rinj, SME Albania, çelën një muaj më parë, konkursin mes sipërmarrësve të rinj, duke iu drejtuar një thirrje të hapur cdo individi apo sipërmarrësi.

Pro ISB është projekti, që parashikon financimin e projekt-idesë që sjell inovacion e që do të serviret nga vetë të rinj sipërmarrës të interesuar për të fituar ideja e tyre përkundrejt çmimit 3000 Euro për start up. Sot pjesë në garë u bënë 7 projekte inovative që synonin risi në fushën e shërbimeve, tregtisë dhe turizmit, të cilat u prezantuan online nga vetë ata.

Të ftuar nga juria online, Kryetari i Dhomës së Diasporës Ardian Lekaj, tha se guximi i shqiptarëve është fantastik.

“Janë gjithmonë në kërkim të rrugëve të reja. Vështirësitë i konsiderojnë si detyra për t’i zgjidhur. Dëshira për shkollim, dhe puna pa ndrotje janë çelësi i suksesit”, tha Leka.

Të ftuar për të marrë pjesë në këtë konkurs ishin sipërmarrës të rinj të sektorëve të ndryshëm si: ICT, tekstilet, turizmi, zejtaria dhe agro-përpunimi, por jo vetëm, të cilët pas paraqitjes së projekt-ideve online përmes një jurie ekspertësh dhe vlerësuesish të fushës së sipërmarrjes, pritet të bëjnë vlerësimin në fund të javës. Ranë në sy gjatë prezantimit projekt-ideja e “Specialistit të pagave”, “Detaixi”, dhe “Shqipëria 360Gradë”.

Lexoni: Numri 23 i revistës vjen tek ju me intervista, histori frymëzuese e vrojtime

Pro ISB synon të mbështesë të rinjtë përmes nxitjes së inovacionit në disa sektorë, ku të nxitet zgjerimi i mendimit kreativ të të rinjve, duke krijuar sipërmarrje të cilat mund të gjenerojnë të ardhura edhe nëpërmjet punës nga shtëpia, nëpërmjet ekonomisë digjitale, duke nxitur punësimin, arsimin dhe formimin profesional në vend.

Daniel Guçe nga SME Albania vuri theksin se ky konkurs, stimulon të rinjtë të cilët i quan burim i ideve novative dhe falënderon inicativën si një mundësi unike prezente në këto kohë.

Ndërsa Kryetare e Unionit të Sipërmarrësve të Rinj, Znj. Elisabeta Katiaj vuri theksin në funksionalitetin dhe impaktin social, të projekt-ideve të të rinjve.

Katiaj: “Të rinjtë patën mundësi përmes faqes zyrtare ne FB, tek Unioni i Sipërmarrësve të Rinj, të plotësonin formularin e aplikimit dhe të njiheshin me rregulloren ku të interesuarit të kontaktonin .”

Ky program mundësohet nga Unioni i Sipërmarrësve të Rinj të Shqipërisë, Dhoma e Biznesit Shqiptar të Diasporës dhe në mbeshtetje nga SME ALBANIA dhe SME ACADEMY, duke u administruar nga një Komision i përbashkët i posaçëm./Apel.Media

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale