Privatizimi më i madh në historinë e njerëzimit duket në horizont - Business Magazine Albania

Privatizimi më i madh në historinë e njerëzimit duket në horizont


Kompania e naftës, Saudi Aramco, prodhon pothuajse 12 për qind të rezervave botërore të naftës – pesë herë më shumë se kompania më e madhe private që merret me prodhimin dhe përpunimin e produkteve të naftës, ExonMobil. Për shkak se ajo shtrihet në depozitat më të mëdha botërore të naftës, me daljen e saj në treg, Saudi Aramco mund të bëhet pesë herë më e madhe se Apple, pra kompania më e vlefshme në botë, ndërsa privatizimi i saj të jetë më i madhi në historinë e njerëzimit.

Me privatizimin e kompanisë lidhen tri gjëra: e para është se Arabisë Saudite i duhet privatizimi që të zvogëlohet varësia nga nafta dhe që nafta të përdoret për qëllime të diversitetit financiar; e dyta ka të bëjë me ndikimin në financat globale; dhe, e treta – që shkon përtej ekonomisë – ndërlidhet me ndikimin e këtij privatizimi në Lindjen e Mesme, raporton The Independent.

Arabia Saudite për shumë vite ka një problem, që është varësia nga vetëm një industri. Për shkak të kësaj varësie, industritë tjera nuk mund të zhvillohen në përputhje me nevojat e tregut botëror. Ky problem është i njohur me emrin Sëmundja Holandeze, që ka të bëjë me shembullin e Holandës, shtet ky i cili pasi zhvillohet sistemi i gazit në Detin e Veriut, gjithë forcën e tij, ekonominë, e ka fokusuar në prodhimin e gazit, duke neglizhuar industritë e tjera e duke i bërë ato të jenë më pak konkurruese.

Por, për shkak të një shoqërie të fortë civile dhe të zhvillimit tradicional, industria energjetike e Holandës nuk e ka arritur kurrë nivelin e varësisë si në Arabinë Saudite apo në Rusi.

Prandaj, princi saudit, Mohammed bin Salman, paralajmëroi “Vizionin 2030”, një plan që përfshin rritjen e të ardhurave për vendin nga shitja e kompanisë Aramco. Të gjitha paratë e mbledhura do të investohen në zhvillimin e industrive të tjera, të cilat për shkak të preukupimit me naftën nuk janë zhvilluar në përputhje me nevojat e tregut. Plani është të formohet fondi më i madh në planetin Tokë. Sipas planit, një pjesë e mjeteve do të shkojnë në investimet e brendshme, e një pjesë në investimet e jashtme.

Qëllimi është i mirë, nëse marrim parasysh rënien e kohëve të fundit të çmimeve të naftës dhe faktin se nuk është mirë që të mbështeten vetëm në një burim të të ardhurave. Kritikët, në anën tjetër, theksojnë se ky degradim i industrisë më të madhe në botë është më shumë lojë e Qeverisë se manovër tregtare, ndaj është vështirë të dihet se çfarë do të ndodhё në të ardhmen me shtetin që gjithçka që ka po e vë në shitje.

Princi Salman, 30-vjeçari i cili është trashëgimtar i fronit mbretëror, propozon investime në turizëm, në kujdesin shëndetësor, në prodhim dhe në arsim. Një nga objektivat është rritja e pjesëmarrjes së sektorit privat në ekonomi, nga 40 në 65 për qind.
Nëse kjo ndodh, ai thotë se Arabia Saudite do të bëhet “normale” si vendet tjera që kanë disa sektorë të fortë. Ky ndryshim do të ndikojnë edhe tek ndryshimet në shoqëri dhe në karakterin e kombit, transmeton Telegrafi.

Në tërë këtë shtrohet çështja e ndikimit të këtij vendimi në financat globale, pra se si do të ndikojë shitja e kompanisë më të madhe të naftës në botë dhe se si do të reagohet në krijimin dhe zhvillimin e fondit më të madh. Sa i përket shitjes, ajo do të jetë sprovë për investitorët se sa janë të gatshëm të investojnë në kompaninë që është dëshmuar si minierë e pasurisë. Këtu flitet edhe për atë se me çfarë shpejtësie do të bie varësia nga nafta në nivel global. Sa për fondet, fondet sovrane çdo herë e më shumë kanë pikëpamje morale, të tilla si Holanda, që ka shitur pasurinë e saj të qymyrit me qëllim të zhvillimit të teknologjive për mbrojtjen e mjedisit. Arabia Saudite është investitor i njohur, e nëse gjithçka shkon sipas planit, pasuria e saj do të duhej të jetë më e madhe se sot.

Nëse Arabia Saudite dhe ekonomia e saj shpërndahen nëpër botë, kjo do të kishte efekt mbi fqinjët e saj. Nëse privatizimi dëshmohen si lëvizje të mirë, ajo mund të provokojë vendet e tjera për ta bërë të njëjtën gjë. Me hapjen e investimeve, këto vende do të duhet të fillojnë të respektojnë ligjet dhe rendin ndërkombëtar. E, kjo është mirë për tërë botën.

 

/Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0