Priten të hiqen tarifat "roaming" në BE - Business Magazine Albania

Priten të hiqen tarifat “roaming” në BE


Komisioni i BE-së ka njoftuar se do të vendosin rregulla të reja në lidhje me pagesat (tarifat) naviguese të telefonave celularë duke i hequr njëherësh në 28 vendet anëtare të BE-së që nga 15 qershori 2017.

BRUKSEL (AA) – Bashkimi Evropian do t’i japë fund përdorimit dhe afateve kohore për pagesat (roaming) që operatorët celularë zbatojnë ndaj abonentëve të tyre, raporton ‘Anadolu Agency (AA)’.

Me këtë rregullore operatorët do ti japin fund pagesave roaming duke mos vendosur ndonjë kufi kohor apo të përdorimit për përdoruesit e celularëve, të cilët udhëtojnë në vendet e BE-së. Kështu një përdorues që është abonent nga cilido shtet brenda BE-së gjatë udhëtimeve të tij në vendet e tjera të BE-së do të mund të përdorë celularin e tij me paketat e mesazheve, të dhënave dhe të bisedave të tarifuara nga operatori i tij pa asnjë kufizim kohor.

 

burimi: fax.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0