“Prisni të plasë lufta mes punonjësve dhe shefave!” Parashikimet e ekspertit për punën në distancë - Business Magazine Albania

“Prisni të plasë lufta mes punonjësve dhe shefave!” Parashikimet e ekspertit për punën në distancë

Marrëveshjet për fleksibilitetin e punës janë bërë të panegociueshme si për punëkërkuesit, ashtu edhe për punonjësit, aq sa njerëzit tani e vlerësojnë një fleksibilitet të tillë sa një rritje prej 10% të pagës, sipas hulumtimit të ri nga Projekti Kërkimor WFH. Por, jo të gjitha kompanitë janë në të njëjtën faqe me punonjësit e tyre kur bëhet fjalë për punën në distancë dhe atë hibride.

Nicholas Bloom, profesor i ekonomisë në Universitetin e Stanfordit, bashkëthemeloi ekipin kërkimor në maj 2020, së bashku me Jose Maria Barrero, një profesor asistent në Institutitn e teknologjisë Meksikë dhe ekonomistin Steven J. Davis.

Hulumtimi i tyre i fundit, i shpërndarë më 3 janar, mblodhi përgjigje nga më shumë se 17,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara në lidhje me qëndrimet e tyre ndaj punës nga shtëpia kundrejt kthimit në zyrë.

Rreth 50% e të anketuarve që kanë punuar nga shtëpia gjatë pandemisë së koronavirusit thanë se do të preferonin një orar hibrid derisa virusi të jetë nën kontroll.

Megjithëse një pjesë e madhe e njerëzve preferojnë një marrëveshje pune në distancë ose hibride, Bloom, i cili ka studiuar punën në distancë për gati 20 vjet, thotë për CNBC Make It, se ai pret që të ketë “beteja të mëdha” midis punonjësve dhe menaxherëve për punën në distancë në muajt e ardhshëm.

Drejtuesit duan më shumë njerëz në zyrë

Shumica e kompanive të mëdha udhëhiqen nga burra të moshuar, grupi që më së paku vlerëson punën nga shtëpia dhe ka qenë më i zëshmi për nevojën për t’u kthyer në zyrë, sipas hulumtimit të Bloom.

Një raport i qershorit 2021 nga Deloitte, tregon se burrat e bardhë përbëjnë rreth 62% të bordeve të kompanive të Fortune 500. Hulumtime të tjera, duke përfshirë një raport të majit 2021 nga Future Forum, konsorciumi kërkimor i Slack, ka treguar se burrat e bardhë janë grupi më entuziast për t’u kthyer në zyrë.

“Nëse shikoni se cilët janë vendimmarrësit në firmat e mëdha, ata janë zakonisht burra të moshuar, që nuk u përkasin pakicave, të cilët nuk kanë fëmijë të vegjël në shtëpi,” shpjegon Bloom. “Nëse jeni një burrë 55-vjeçar dhe jeni CEO, mund të jetë e vështirë për ju të kuptoni se sa nga punonjësit tuaj kanë vërtet nevojë për punë hibride/në distancë”.

Njerëzit me ngjyrë dhe punonjësit me fëmijë të vegjël priren të vlerësojnë marrëveshjet fleksibël të punës me ritme shumë më të larta, sipas hulumtimit të Bloom. Ka disa faktorë që nxisin hendekun midis perceptimeve të ekzekutivit dhe punonjësve.

Raporti i Future Forum zbuloi se një pjesë e madhe e punonjësve me ngjyrë ndihen më të mbështetur dhe marrin trajtim më të drejtë në një mjedis pune në distancë. FlexJobs anketoi 1,100 prindër me fëmijë të vegjël në prill 2021 dhe më shumë se 50% e të anketuarve thanë se oraret fleksibël dhe puna nga shtëpia ka pasur “ndikimin më të madh” për t’i ndihmuar ata të menaxhojnë përgjegjësitë e tyre për kujdesin ndaj fëmijëve.

Lexo edhe: 38% e grave në teknologji do të braktisin vendet e tyre të punës, ja përse!

Puna hibride krijon vështirësi në planifikim

Një sfidë tjetër që mund të pengojë më shumë kompani të ofrojnë aranzhime fleksibël të punës është planifikimi.

“Do të ketë beteja të mëdha për atë se në cilat ditë njerëzit do të punojnë nga shtëpia dhe kush e vendos këtë,” thotë Bloom. “Kjo ka qenë tashmë një problem për kompanitë që janë rikthyer në punën në zyrë: se si të përafrojmë oraret e të gjithëve?”

Disa kompani, si American Express dhe Lazard, kanë shpallur politika të reja që inkurajojnë punonjësit të “punojnë nga kudo” për një muaj çdo vit në vend që të punojnë në distancë me kohë të plotë.

Bloom paralajmëron se marrëveshje të tilla mund të jenë të vështira për t’u koordinuar dhe “të këqija për produktivitetin”.

Nëse kompanitë nuk tërhiqen, më shumë punonjës do të largohen

Në dhjetor, Ekipi Kërkimor i WFH anketoi më shumë se 900 punonjës të cilët kohët e fundit lanë punën e tyre dhe zbuloi se aranzhimet jofleksibile të punës ishin arsyeja numër një pse njerëzit largoheshin, me rreth 39% e të anketuarve që përmendën “aftësinë për të punuar më shumë nga shtëpia” në krye të prioriteteve të tyre.

Në një anketë me 2,050 punëtorë në shtator 2021 nga OwlLabs, një platformë videokonferencash, një në tre persona që punonin në distancë gjatë pandemisë tha se do të largoheshin nëse nuk do të ishin në gjendje të vazhdonin të punonin nga shtëpia.

“Është një stuhi e përsosur,” thotë Bloom. “Keni drejtuesit që kërkojnë kthimin në zyrë dhe punonjësit që duan të punojnë nga shtëpia dhe një treg të ngushtë pune.”

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0