Printimi  i maskave 3D për ventilatorë po funksionon në Itali

Printimi  i maskave 3D për ventilatorë po funksionon në Itali


500 pacientë në spitalet e Italisë së Veriut po marrin respiratorë, të prodhuar nga materiale zhytjeje, që u dërguan nga Decathlon! Kjo u bë e mundur nga ekipi i Isinnova-s. 

Ditët e fundit stafi i Isinnova është kontaktuar nga një ish-mjek i Spitalit Gardone Valtrompia, Dr. Renato Favero, Ai ka kontaktuar përmes një mjeku nga Spitali Chiari, për të cilin Isinnova po prodhonte valvulat e urgjencës përmes printimit 3D.

“Doktor Favero ndau me ne një ide për të rregulluar mungesën e mundshme të maskave C-PAP në spital për terapi intensive, e cila po shfaqet si një problem konkret i lidhur me përhapjen e Covid-19. Bëhet fjalë për ndërtimin e një maske  urgjente për ventilatorët, e cila realizohet duke rregulluar një maskë snorkeling, tashmë e disponueshme në treg”.

“Ne e analizuam propozimin së bashku me shpikësin. Ne kontaktuam me Decathlon, si ideator, prodhues dhe furnizues i maskës së snorkeling Easybreath. Kompania ishte menjëherë e gatshme të bashkëpunonte duke siguruar vizatimin CAD të maskës që kishim identifikuar. Produkti u çmontua, u studiua dhe u vlerësuan ndryshimet që duheshin bërë. Një komponent i ri u krijua më pas për të garantuar lidhjen me ventilatorin. Ne e quajtëm lidhjen valvula Charlotte dhe e printuam shpejt duke përdorur printimin 3D”, shkruhet në website-n e Isinnova.

“Prototipi në tërësi është testuar tek një nga kolegët tanë direkt brenda Spitalit Chiari, i lidhur me trupin e ventilatorit dhe ka dëshmuar se po funksionon saktë. Vetë spitali ishte entuziast për idenë dhe vendosi të testonte pajisjen në një pacient në nevojë. Testimi ishte i suksesshëm”.

Po ritheksojmë që ideja është krijuar për institucione të kujdesit shëndetësor dhe dëshiron të ndihmojë në realizimin e një maskë urgjence në rast të një situate të vështirë të përhapur, ku nuk është e mundur të gjesh furnizime zyrtare të kujdesit shëndetësor. As maska dhe as lidhja nuk janë të certifikuara dhe duhen përdorur vetëm në kushtet kur janë  e vetmja zgjidhje”, shkruan gjithashtu, Isinnova.

Përdorimi nga pacienti i nënshtrohet pranimit të përdorimit të një pajisje biomjekësore të pasiguruar, duke nënshkruar një deklaratë.

“(Charlotte Valve), është falas, pra mund të përdoret nga të gjithë. Ne sqarojmë që patenta do të mbetet e lirë për t’u përdorur, sepse është në synimin tonë që të gjithë spitalet mund ta përdorin atë nëse është e nevojshme”. Ndryshe nga valvula e frymëmarrësit, lidhja është e lehtë për t’u bërë, kështu që  të gjithë prodhuesit mund të përpiqen ta printojnë atë në mënyrë korrekte”.

“Objektet e kujdesit shëndetësor në vështirësi, do të jenë në gjendje të blejnë maskën Decathlon (këtu lidhjen), dhe të kontaktojnë me printerët 3D që mund ta shumëfishojnë atë. Ne sqarojmë se nisma jonë është tërësisht jo-fitimprurëse, nuk do të marrim asnjë honorar mbi idenë e lidhjes, as për shitjet e maskave Decathlon”, deklaron Isinnova.

Kjo pajisje nuk është e çertifikuar. Isinnova deklaron se lëshon vizatimet, logjikën dhe çdo të drejtë tjetër të pronësisë intelektuale në lidhje me pajisjen e valvulave Charlotte, falas, me kusht që të mos përdoret për qëllime tregtare.

Për prodhimin e këtyre pjesëve, meqenëse nuk kërkohet precizion i lartë, një printer i filamentit FDM me cilësime “themelore” është më se i mjaftueshëm;

Fije PLA 1.75 mm

Temperatura Nozzle: 205 – 210 ° C

Temperatura Builtplate: 35-50 ° C

Trashësia e shtresës: 0.2 mm

Mbështetja: duke prekur vetëm Builtplate.

Orientimi: Charlotte mbështetur në plan terminal (siç tregohet në imazhe),

Dave mbështetet në diametrin më të madh vertikalisht.

Sa i përket materialit të shtypjes, Issinova rekomandon filamentin më të zakonshëm në treg, PLA (polikaktik); kjo për disa arsye:

Pa erë (mos harroni se pacientët duhet të thithin ajrin, që kalon nëpër këto përbërës)

Është më pak e rrezikshme se materialet e tjera (PLA nuk është shumë e rrezikshme dhe është biokomponuese)

Relativisht fleksibël (duhet të jetë deformuar në mënyrë elastike për t’u shoqëruar me komponentët e tjerë).

 Procedurat i referohen ligjeve italiane, rekomandohet përputhja e pajisjes me ligjet lokale.

Nëse jeni staf mjekësor apo keni në pronësi printera 3D dhe dëshironi të kontribuoni, Isinnova bën thirrje t’i kontaktoni duke klikuar këtu.

Udhëzimet për përdorim mund t’i gjeni në videon e mëposhtme.

Për më shumë informacion klikoni në website-n e Isinnova.

Isinnova

dgil.uz

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0