Priceline tashmë quhet Booking Holdings...me ndihmën e Booking.com

Priceline tashmë quhet Booking Holdings…me ndihmën e Booking.com


Të paktën pas vitit 2010, të gjithëve na ka rastisur të na duhet të rezervojmë një dhomë hoteli online. Kayak, Booking.com, Hotels.com, Orbitz, etj., janë disa prej website më të përdorur.Por, njëri prej tyre ka bërë diferencën. I njohur jo vetëm për emrin tepër autentik, Booking.com, është një nga drejtimet primare për shërbime të tilla.

Booking.com u krijua në Hollandë në vitin 1996. Fillimisht ajo u regjistrua si booking.nl. Në vitin 2000 ajo u shkri me Bookings.org për të krijuar atë Booking që gjejmë sot. Në vitin 2005 u realizua shitja tek Priceline Group.

Ky website, ofrohet në 43 gjuhë dhe aktualisht është website i 114-t në rang global përsa i përket trafikut, sipas Alexa.

Pak ditë më parë Priceline Group, bëri të ditur lajmin se tashmë do të quhet Booking Holdings. Ky emër, merr formë pas blerjes në vitin 2005. Por, kjo ka edhe një simbolikë tjetër. Lëvizja është faktori kyç i ngritjes së kompanisë në nivele të tilla.

Priceline doli publike në periudhën e dot-com bubble (1995-2001). Kjo periudhë njihet si periudha e spekulimeve të mëdha dhe adaptimit të internetit nga shumica e kompanive. Por, ndryshe nga shumë të tjerë, çmimi i saj vazhdoi të mbesë i ulët. Booking.com, kishte një emër më të madh e të njohur dhe kjo bëri që ajo të “ngrinte kokë”.

Sot, çmimet në bursë shkojnë mbi $1,900, rreth 30,000% më shumë se sa pika e saj më e ulët në vitin 2002.

Burimi: Recode

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0