Kina ka prezantuar anijen e parë të madhe të lundrimit 5G në botë.
Anija e lundrimit “Adora Magic City”, e njohur gjithashtu si “Mo Du”, u lëshua në ujërat në Shangai.
Anija 24-katëshe me 2.125 dhoma mund të strehojë rreth 5.246 pasagjerë me kapacitet të plotë.
“Anija e madhe e lundrimit është produkti i vetëm elektronik më kompleks në botë i përbërë nga mbi 25 milionë pjesë individuale, pesë herë më shumë se numri i pjesëve individuale të përdorura në avionin e parë vendas të Kinës, C919 dhe 13 herë më shumë se ai i trenit të shpejtë ‘Fuxing’”, raportoi e përditshmja kineze “Global Times”.
Punimet e anijes filluan në vitin 2019, e cila u ndërtua nga Shanghai Waigaoqiao Shipbuilding Co. nën Korporatën Shtetërore të Ndërtimit të Anijeve të Kinës.
Anija do t’u nënshtrohet dy testeve detare në korrik dhe gusht përpara se të fillojë përdorimi zyrtar në operacionet komerciale vitin e ardhshëm.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.