Prezantohen idetë e para në “Startop”. Nga droni i parë shqiptar, tek artizanët e mëndafshit. Njihuni me to - Business Magazine Albania

Prezantohen idetë e para në “Startop”. Nga droni i parë shqiptar, tek artizanët e mëndafshit. Njihuni me to

 “Startop”, një program i mbështetur nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes nisi këtë të shtunë në “Top Channel”. Në puntatën e parë, u prezantuan disa ide interesante, me të cilat krijuesit synojnë të dalin në tregun shqiptar, por dhe ndërkombëtar.

Në panel, për të dëgjuar dhe mbështetur këto ide ishin Edona Bilali, ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Orgesa Kalemi, administratore e Cohl’s, Shkëlzen Marku, CEO dhe Co-founder I “Groëpreneur” dhe Shkamb Koshi, CEO i “Koshi Group”.

Arbër Leka prezantoi në “Startop” aplikacionin “List Albania”. Çdokush mund të vendosë në këtë platformë produkte, që më pas dikush tjetër mund t’i blejë.

Xhoana Kristo solli në studio krijimin e saj “Archigrames”, një projekt me të cilin synon që fëmijët dhe të rinjtë të mësojnë arkitekturën duke luajtur.

Lexo edhe: Nis programi “Startop”. Sipërmarrësit prezantojnë përpara jurisë idetë e biznesit (Intervistë me Ardi Pulaj)

“E kemi zhvilluar projektin në kuadër të 100-vjetorit të Tiranës, krijuam karta nga objekte në qytet dhe që më pas ka informacione për këto objekte. Luhet nga 3-10 lojtarë, ku njëri prej tyre luan rolin e kryetarit të bashkisë. Ideja është të gjejnë objektet dhe në fund, kush gjen më shumë, caktohet kryearkitekti i qytetit”, tha Kristo.

Teksa siguria është ndër çështjet më të rëndësishme të momentit, Arbi Bamllari, një matematikan, që ka punuar dhe ka pasion teknologjinë, prezanton dronin e parë shqiptar. Bamllati nga “SkaiTech”, prezanton dronin që e ka pagëzuar me emrin SQ1 dhe që është krijuar për të procesuar të dhëna.

“Ne në Shqipëri kemi kapacitet për të prodhuar një dron shqiptar, por synojmë tregun ndërkombëtar”-  tha ai në “Startop”. Më tej, tregoi më shumë për çmimin dhe cilësitë me të cilin synon ta nxjerr prodhimin e tij në treg.

“Droni ynë ka aftësi të detektojë objekte, makina etj. Është i pajisur me dy kamera, lidhet me wifi, është i palosshëm që të transportohet lehtë. Është rreth 2.5 kg dhe mund të fluturojë për 30 minuta. Trupi është përzierja mes plastikës dhe karbonit. Të gjitha eksperimentimet janë të bëra me 3D. Ne mendojmë që çmimin ta çojmë deri në 10 mijë euro, një dron i ngjashëm në Amerikë shkon 20 mijë dollarë.

Artizanet e Vaut të Dejës sollën në “Startop” mëndafshin që prodhojnë, ndërsa kërkuan më shumë mbështetje për të zgjeruar biznesin e tyre.

Nisi një traditë që nënat tona na e kanë mësuar. Sot jemi gjashtë vajza, por shpresojmë të zgjerohemi dhe të bëhemi më shumë. Me ndihmen  që kemi marrë nga Ministria do të blejmë makinerinë, se këtë vit kemi punuar në mënyrë artizanale.

Në bëjmë veshje me porosi. Shumë gra në Vaun e Dejës janë pa punë, ne duam që ato ta prodhojmë mëndafshin në shtëpi dhe ta sjellin te ne”.

Një shall të tillë, zonjat e shesin me një çmim rreth 35 euro.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0