Prezantohen folësit e parë të konferencës së 7-të për e-commerce - Business Magazine Albania

Prezantohen folësit e parë të konferencës së 7-të për e-commerce

Prezantohen folësit e parë të konferencës së 7-të për e-commerce

Përfaqësues nga markat më të mëdha botërore si TikTok, OpenAI, Klarna dhe ZEOS by Zalando, së bashku me shumë kompani të tjera botërore, rajonale dhe vendore, do të jenë pjesë e Konferencës së 7-të rajonale për e-commerce.

“E-commerce: Untangling Potential!”, që do të mbahet më 12 nëntor në Shkup. Ky aktivitet për të tretën herë me radhë mban karakterin e tij rajonal dhe tërheq pjesëmarrës nga më shumë se 10 vende të rajonit dhe botës.

Në edicionin e tij më të madh dhe më të pasur deri tani, konferenca për e-tregtinë do të mbledhë ekspertët më të shquar vendorë dhe ndërkombëtarë në këtë fushë. Përmes fjalimeve kryesore, diskutimeve në panele dhe bisedave joformale, folësit do të tregojnë në cilat aspekte të e-commerce është arritur potenciali dhe ku ende ka hapësirë për zhvillim në mënyrë që ky potencial të shfrytëzohet plotësisht. Do të mbulohen tema si dërgesat dhe logjistika, mundësitë e reja për pagesa elektronike, marketingu për e-commerce duke përdorur të dhënat dhe inteligjencën artificiale, si dhe rritja ndërkufitare dhe ndërkombëtare e bizneseve të e-commerce. Përveç kësaj, konferenca do të jetë një vend i shkëlqyer për rrjetëzim dhe shkëmbim të përvojave, mbështetur nga një koncept inovativ ekspozite që rrit mundësitë për ndërveprim dhe shkëmbim njohurish.

BusinessMag si partner mediatik i kësaj konference ofron një ulje prej 20% të çmimit të biletës duke përdorur këtë kod “businessmag20” në faqen zyrtare të biletave për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e konferencës.

Celeste Fejzo nga OpenAI, kompania udhëheqëse në kërkime të fokusuara në krijimin e sistemeve të sigurt dhe të dobishëm të inteligjencës artificiale, e njohur për produktin e saj ChatGPT, i cili përdoret çdo ditë nga miliona njerëz në mbarë botën, është një nga folëset e konfirmuara. Ajo do të flasë se si inteligjenca artificiale mund të revolucionarizojë e-commerce. Celeste, AI Data Trainer, do të ndajë përvojat e saj në zhvillimin e teknologjive të sigurta dhe efektive të inteligjencës artificiale që do të formësojnë të ardhmen e e-commerce.

Një tjetër folës, Boban Lubinovski nga Klarna, kompania suedeze fintech e njohur për modelin e saj “Bli tani, paguaj më vonë” (Buy Now, Pay Later – BNPL), një lider global në pagesat online, do të flasë për metodat inovative dhe fleksibile të pagesave të dizajnuara për blerësit modernë online. Boban do të shpjegojë se si këto metoda ndihmojnë në rritjen e vizitave në dyqanet online, vlerën mesatare të porosive dhe besnikërinë e konsumatorëve.

Për më tepër, folësi Bojan Dolenc nga ZEOS by Zalando, ekspert në inovacionet logjistike, do të flasë për optimizimin e proceseve logjistike që e bëjnë Zalandon një nga liderët në e-tregti. ZEOS, pjesë e Zalando-s, është një sistem i avancuar për menaxhimin e magazinimit, përpunimit dhe dërgimit të porosive. Bojan, me përvojën e tij 7-vjeçare, do të ndajë se si ZEOS përmirëson logjistikën dhe ul kostot për markat e mëdha ndërkombëtare.

 

Gjithashtu, si normalisht, në programin e gjerë të konferencës do të publikohen zyrtarisht të dhënat nga raporti vjetor i analizës për e-commerce për vitin 2024, i cili për herë të parë këtë vit mbulon të gjithë Ballkanin Perëndimor. Gjatë konferencës, folësit do të diskutojnë për përdorimin e të dhënave, marketingun dhe inteligjencën artificiale si mbështetje për bizneset e suksesshme të e-tregtisë, si dhe për nevojën për përvojë të përsosur në pagesat online dhe dërgesat ndërkufitare. Gjithashtu, do të ndahen përvojat e tregtarëve të suksesshëm nga rajoni për mënyrën se si ata ndihmojnë në shfrytëzimin e plotë të potencialit që ofron e-commerce.

Lexo edhe:Zhvillohet konferenca e 7-të vjetore rajonale për tregtinë elektronike në Maqedoni

Këtë vit, konferenca do të mirëpresë për të tretën herë një audiencë rajonale, dhe pritet të marrin pjesë rreth 700 të ftuar – sipërmarrës të suksesshëm, tregtarë online, drejtorë kompanish dhe përfaqësues qeveritarë nga Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria dhe Kroacia, duke e bërë këtë ngjarje unike dhe të vetme në rajon në edicionin e saj të shtatë.

Konferenca mbështetet nga partneri organizativ GIZ, partneri platin Visa, partneri dixhital A1 Maqedoni, si dhe partnerët gold – Ananas, CaSys dhe NLB Bank, dhe partnerët silver – Halk Banka, Korpa, Philip Morris International, Komercijalna Bank, Iute dhe Sava Pensionske.

Për më shumë informacione lidhur me agjendën dhe të gjitha detajet e tjera lidhur me konferencën, duke përfshirë biletat që janë hedhur në shitje, janë të disponueshme në faqen zyrtare të konferencës: https://ecommerceconference.mk/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0