Presidenti Putin u jep ‘dritën jeshile’ kriptomonedhave: Mund të përdoren si mjet pagese - Business Magazine Albania

Presidenti Putin u jep ‘dritën jeshile’ kriptomonedhave: Mund të përdoren si mjet pagese

Putin

Presidenti rus Vladimir Putin dha shenja tolerance ndaj kriptovalutave, të cilat gjithnjë e më shumë po vihen në shënjestër të ligjvënësve në të gjithë botën për shkak të frikës se mund të përdoren për pastrim parash dhe aktivitete kriminale.

Kriptovalutat “kanë të drejtë të ekzistojnë dhe mund të përdoren si mjet pagese”, tha Putin në një intervistë me CNBC, që u postua në faqen e internetit të Kremlinit. Megjithatë, ai paralajmëroi se ishte shumë shpejt për të folur për përdorimin e monedhave dixhitale për tregtimin e naftës dhe mallrave të tjerë që përbëjnë pjesën më të madhe të eksporteve të Rusisë.

Rusia ka kërkuar alternative të tjera për tregtimin përvec dollarë që kur u godit me sanksione në 2014 pas aneksimit të Krimesë, dhe Putini akuzon SHBA -në se po përdor monedhën e saj si armë. Mbështetësit e kriptos argumentojnë se paratë e decentralizuara përfundimisht do të zëvendësojnë monedhat e emetuara nga bankat qendrore.

Lexo edhe: Shiba Inu trondit botën e “kriptove”, monedha e 15 me vlerën më të madhe. Çmimi i saj ‘kap qiellin’ pas postimit të Elon Musk

Banka e Rusisë ka paralajmëruar vazhdimisht investitorët se tregu i kriptove është jashtëzakonisht i paqëndrueshëm dhe monedhat digjitale nuk lejohen të përdoren si një metodë pagese në vend. Sidoqoftë, nuk ka plane për një ndalim të përgjithshëm të ngjashëm me atë të Kinës, tha zëvendës ministri i financave Alexei Moiseev këtë javë, sipas Interfax.

Toleranca e Putinit ndaj kriptomonedhave vjen ndërsa Shtëpia e Bardhë konsideron fillimin e një iniciative të gjerë për të rishikuar dhe koordinuar politikën e kriptove në administratën e Presidentit Joe Biden, që mund të çojë në rregullore të reja. Kina këtë vit ka goditur industrinë dhe në Shtator ndaloi të gjitha transaksionet me kripto.

Burimi: Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0