Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass: "Kina ka shumë borxhe, do të punojmë me të" - Business Magazine Albania

Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass: “Kina ka shumë borxhe, do të punojmë me të”


Ka shumë borxhe që lundrojnë nëpër botë dhe Kina është një arsye e madhe pse po ndodh kjo, tha të enjten Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass.

“Kina ka shumë borxhe, prandaj dhe ne duhet të punojmë shumë me të,” tha Malpass për CNBC.

Kina ka huazuar triliona dollarë në vende të tjera, duke përfshirë SHBA. Që nga janari, Kina i detyrohet 1,12 trilionë dollarë thesarit të SHBA, sipas të dhënave nga Departamenti i Thesarit.

Malpass ka qenë një kritik i përpjekjeve të Kinës për të financuar iniciativën e saj të infrastrukturës “One Belt, One Road”. Vitin e kaluar, ai tha se këto kredi i lënë vendet më të dobëta me “borxhe të tepruara dhe projekte me cilësi të ulët. ”

Të enjten, Malpass tregoi se Kina është e gatshme të bashkëpunojë duke vënë në dukje: “Ata duan të shohin një marrëdhënie më të mirë me vendet e tjera dhe të jenë pjesë e sistemit botëror. Pres që të jem i suksesshëm në këtë dhe të kem një marrëdhënie të mirë me Kinën”.

Malpass gjithashtu ka kritikuar Kinën për marrjen e kredive me kosto të ulët nga Banka Botërore edhe pse është ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe tejkalon pragun e të ardhurave të bankës për kredi me kosto të ulët në 2016.

“Kina pranon se roli i saj si një huamarrës në bankë duhet të zvogëlohet,” tha Malpass. Ai gjithashtu vuri në dukje se kreditë e Bankës Botërore në Kinë kanë rënë, duke shtuar se ai pret që kjo të vazhdojë gjatë tre viteve të ardhshme.

Malpass u zgjodh në postin e tij të premten e kaluar. Para se të bashkohej me Bankën Botërore, Malpass shërbeu si sekretar i çështjeve ndërkombëtare në Departamentin e Thesarit.

burimi: cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0