Pr.ligj për rritjen e startup-eve/ Sipërmarrësit e rinj nuk do paguajnë taksa vendore e tatim fitim, grante për 24 muaj - Business Magazine Albania

Pr.ligj për rritjen e startup-eve/ Sipërmarrësit e rinj nuk do paguajnë taksa vendore e tatim fitim, grante për 24 muaj

Një projekt-ligj i ri do të kalojë shumë shpejt në Kuvend. Bëhet fjalë për mënyra të reja për të financuar bizneset e teknologjisë dhe të inovacionit. Projektligji synon të krijojë një Agjenci të Posaçme, e cila do të asistojë bizneset e reja nga ana fiskale dhe ajo ligjore.

Të gjithë nismëtarët e startup-eve do të lidhin një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kombëtare për Startup-et Inovative “Startup Albania”. Dhe për të rritur sa më shumë numrin e tyre, do të parashikohet që këto biznese të mos paguajnë 3 taksa. Sipas relacionit, shkruhet se për dy vite që quhet periudha e inkubimit, nuk do të paguhet taksa vendore për pasuritë e paluajtshme, të ndërtesës dhe tatim mbi fitimin.

LEXO: 10 këshilla të dobishme lidhur me rrjetet sociale për start-upe në fazat e hershme

Pas regjistrimit si biznes deri më 24 muaj, të gjithë punëdhënësit  do të përfitojnë grante financiare, garantimin e një pjese të riskut të kreditimit, si dhe masa të tjera në aspektin e promovimit të tyre. Por projektligji nuk ka parashikuar vetëm mbështetje ndaj bizneseve të reja, pasi flitet edhe për sanksione nga 50 mijë lekë deri në 1 milionë lekë nëse nismëtarët e Start-UP që kryejnë shkelje, si psh: shpërndajnë informacione të rreme, ndryshojnë planin e biznesit, shkelin të drejtat e autorit apo keqpërdorin fondet.

Për konsultim publik ju mund të lexoni Këtu projektligjin për Startup-et

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0